Dialogu i Mesdheut, Hasani: Bashkëpunim ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe BE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në edicionin e 10-të të Konferencës Ndërkombëtare “Dialogu i Mesdheut 2024” që u mbajt në Romë, ku u diskutua mbi rolin kyç të Ballkanit Perëndimor në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Mesdheut.

Hasani theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Për të procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane, përfshirë edhe në kuadër të politikave të sigurisë dhe mbrojtjes, është një hap thelbësor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Gjatë dekadës së fundit, Ballkani Perëndimor ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve midis Evropës dhe rajonit të Mesdheut. Përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe angazhimit të përbashkët në nismat e sigurisë, mund të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit dhe në mbështetje të qëndrueshmërisë afatgjatë të Mesdheut”,- tha ministri Hasani në fjalën e tij.

SHKARKO APP