Dibra, “mollë” sherri mes deputetit Manja dhe Bumçi

Debatet post zgjedhjeve në Dibër dhe të një rezultati befasues, ka hapur një debat të nxehtë. Në një debat, deputeti i djathtë Aldo Bumçi tha se fitorja e PS në Dibër me 10-fish më shumë vota vjen si rezultat kapjse së këtij qyteti nga karteli i drogës dhe mafies. Dibra sipas deputetit të djathtë është një tregues i asaj që do ndodhi në 10 muajt në vijim në të gjithë vendin.

Aldo Bumçi ka komentuar edhe për qëndrimin e Ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknurit në Dibër.

“Ai nuk ka asnjë lidhje me Dibrën. Në Peshkopi janë minierat e Bulqizës…etj të cilat varen nga Ministria e Energjetikës, drejtuar nga Gjikuni. Ministri ska ansjë lidhje tjetër me Dibrën, se edhe me origjinë nuk ishte andej, por i duhej të lidhej me komponentët mafioz atje, duke i dhënë de fakto këtë qytet në duart kartelit të drogës, që kanë gjelbëruar malet në Peshkopi, fenomen në të gjithë vendin”, tha Bumçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa deputeti i majtë, Ulsi Manja, ka theksuar se PD-ja duhet të analizojë defektet dhe të shoh humbjen e jo fitoren e maxhorancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ftojë PD dhe Lulëzim Bashnë të pranojë rezultatin, të urojë doktorr Muharrem Dibrën për rezultatin dhe të ndalojë fyerjen e popullit të Dibrës”, tha Manja. “Në Dibër u eksportua e gjithë politika e Tiranës atje. Dibra është një shkollë politike. E djathta u spostua me Kuç e me Maç atje, por duhet të dini se Dibra ka prodhuar vetë politikë dhe nuk ka nevojë për këtë eksportë. Përtej moszhvillimit të saj. Ne e kemi pranuar se varfëri e papunësi ka, por nuk lindi gjatë qeverisjes sonë. Në nivel lokal Dibra është qeverisuar në 12 vite nga PD”.

Pas deklaratës së Manjës, Bumci pohoi se kjo situatë i përngjan një paturpësi pasi që vetë deputeti i PS-së, theksoi ai, i cili është dhe për qarkun e Dibrës, nuk ka qenë pjesë e fushatës.

“Mos hajde këtu të thanë, mos u duke fare këtu. Ti e di shumë mirë që vota u shti nga 100-200 mijë lekë. Varfëria blihet”, tha Bumçi, i cili lëshoi dhe alarmin se bandat po fuqizohen dhe nuk ka kuti votimi që të tremb këtë kartelë krimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?