“Dibra”, Tahiri: Rezultati i thotë të gjitha. Falëminderit policisë
Për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri rezultati i zgjedhjeve në bashkinë e Dibrës, ku kandidati i majtë Muharrem Rama fitoi bindshëm ndaj kandidatit të djathtë Sherefedin Shehu i thotë të gjitha. Përmes një komenti të shkurtër në rrjetet sociale, ministri Tahiri falënderon punën e bërë gjatë këtyre zgjedhjeve nga Policia e Shtetit.
“Rezultati i thote te gjitha 🙂 Faleminderit votuesve te Dibres per qytetarine! Faleminderit drejtuesve dhe punonjesve te Policise Diber per profesionalizmin.
Urime Kryetarit te ri te Bashkise!”- mbyll reagimin e tij ministri Saimir Tahiri.
KOHA JONË SONDAZH

