Digjet edhe raundi i dytë/ Rama: Do presim edhe raundin e tretë. Vendin nuk do e lëmë pa President
Edhe pse ishte parashikuar ora 18:00 për një proces formal, por nga debatet në Kuvend, raundi i dytë i ”djegur” për Presidentin e ri u mbyll në pak sekonda, pasi nuk ka ende kandidatura të depozituata nga ana e opozitës në Kryesinë e Kuvendit. Në vijim do të Mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të caktuar raundin e 3-të, jo më larg se 7 ditë.
Kryeministri Edi Rama tha se vendi nuk do të lihet pa President, dhe nënvizoi se nëse opozita nuk do të dërgojë kandidatura edhe në raundin e tretë, më pas PS-ja do të kalojë në të gjitha nivelet drejtuese, kandidatin e tyre për President që votohet lehtësisht me 71 vota.
”Ne nuk kemi vendosur asgjë. E kemi ndjekur procesin me durim, duke dëgjuar të gjithë, duke dëgjuar lloj-lloj çudish, por kemi gjithmonë e të shumë të qartë që s’kemi partnerë. S’ka partnerë. Politika është ndërveprim, politika është dialog, politika është shah dhe në gjithë atë që politika është fjala nuk kam besim dhe po ikim në drejtim të paditur nuk është politikë.
Kam sjellë disa herë shembullin tonë në opozitë. Kemi pasur dy zgjedhje, një zgjedhje kur nuk i kishim votat, por kishim mjaftueshmërisht vota për ta ulur në tryezë palën tjetër dhe një zgjedhje tjetër kur nuk kishim vota dhe kishim sistemin si sot. U ulëm diskutuam. Nuk humbëm në atë proces. Humbi zyra e presidentit, humbi institucioni, por nuk humbëm ne.
Do presim në raundin e tretë dhe pastaj nëse do jetë përsëri i njëjti rezultat do mblidhemi dhe do flasim me përfaqësuesit e Kryesisë, më pas me grupin parlamentar dhe do të marrim vendimin. Nuk do e lëmë vendin pa president”.