Diplomati i Francës: Shqipëria nuk plotësoi kushtet për negociatat
Ambasadori francez në Beograd, Zhan Luj Falkoni, në intervistë për TV N1 deklaroi se Franca “nuk ka rezerva” për procesin e integrimin të Ballkanit, por për plotësimin e kushteve të vendeve kandidate.
“Ajo që ndodhi, çështja se a do t’i hapim negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duhet të them se ato vende jashtëzakonisht u përpoqën, veçanërisht me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Por, çështja për zgjerimin, është përcaktim konkret për reforma, veçanërisht ajo ishte kërkesë për Maqedoninë e Veriut, reforma e PSP-së, reforma e gjyqësisë në Shqipëri. Ishin parashtruar kushte të caktuara dhe ato kushte nuk ishin plotësuar. Por, ndoshta disa partnerë në BE kanë konsideruar se edhe krahas të gjithave, duhej të hapen negociatat, ndërsa presidenti i Francës (Emanuel Makron) dëshironte të mbajë një pozitë koherente, që do të thotë se ekzistojnë kushte për inkuadrim në BE, të cilat vlejnë edhe për Serbinë (dhe të tjerat) dhe ato kushte duhet të plotësohen. Këtu nuk ka tërheqje, sepse tërheqjet kanë lidhje me modelin për përcjellje. Duhet që vendet t’i zbatojnë reformat e nevojshme. Etapat duhet të respektohen. Nëse nga vetë fillimi vazhdojmë të “lëvizim” rreth kushteve, do të kemi proces rrëshqitës…”, porositi Falkoni.
Në pyetjen e N1 për vlerësimin e Methju Palmer se Franca ka bërë “gabim historik”, Falkoni vlerësoi se historia duhet të shikohet në afat më të gjatë, veçanërisht se Franca ka histori të gjatë. “Mendoj se ajo fjalë “gabim historik është e gabuar”. Ajo nuk përgjigjet me situatën. Ajo është një episodë në negociatat e zgjerimit, të cilat duhet të sjellin deri te inkuadrimi në BE. Palmer është ekspert i jashtëzakonshëm për Ballkanin, por e dukshme është se nuk është eksport për BE-në ose për mënyrën në të cilën ajo funksionon”, deklaroi ambasadori francez në Beograd.
Falkoni duke e sqaruar mënyrën e funksionimit të BE-së, tha se “së pari ekzistojnë kërkesa për plotësim të kushteve”. “E dyta, Makron tha se derisa ato vende zbatojnë reforma, ne duhet të zbatojmë reforma në BE dhe ajo duhet të shkojë njëkohësisht dhe është e lidhur. Makron nga zgjedhjet është përkushtuar në reformat e BE-së të cilat zgjasin”, deklaroi Falkoni, duke sqaruar më shumë shembuj për reforma në BE, duke shtuar se nëse nuk ka reforma vendet do të inkuadrohen në “BE të zbrazët”.
Duke folur për zgjidhjen e problemit kosovar, Falkoni tha se perspektiva evropiane për Kosovën dhe Serbinë kërkon normalizim të marrëdhënieve. “Ne (Franca) jemi të gatshëm që këtë dialog ta ndjekim dhe shoqërojmë me Gjermaninë”, tha Falkoni. Ambasadori potencoi se çdo vendim i miratuar nga Beogradi dhe Prishtina do të pranohet edhe nga Franca.