Diplomati Zef Mazi: Shqipëria nuk ka pse pret zgjidhjen e konfliktit Sofje-Shkup për të hyrë në Europë
Një emër i përfolur si kandidat për President, diplomati dhe ish-ambasadori Zef Mazi thotë se për rrugën drejt Bashkimit Europian, Shqipëria nuk ka pse pret zgjidhjen e konfliktit Sofje-Shkup. Në një intervistë për ”java News”, Mazio flet edhe për gjuhën e përdorur nga Edi Rama pas Samitit të BE-së në Bruksel. ”Qëndrimi i Edi Ramës ishtë një thirrje për BE-në: bëni atë që duhet të bëni, mbani premtimet, vendi ynë kandidat i ka plotësuar gjithë kushtet dhe kërkesat tuaja për t’u ulur në tryezën e bisedineve, në Konferencën e parë ndërqeveritare”.
Zoti Mazi, edhe një herë më tepër negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian u shtynë për Samitin e rradhës. Cilat janë konkluzionet që nxirrni nga takimi i fundit në Bruksel?
Negociatat politike me Shqipërinë janë hapur me vendimin e Samitit të Zagreb-it në mars 2020. Shtyrjet është një fjalë që përdoret për uljen në tryezë, për negociata teknike. Ky është vetëm hapi i parë, fillimi i procesit të negociatave. Nga kjo pikë ato do zgjasin për një numër vitesh. Shtyrjet tashmë po bëhen të zakonëshme. U mësuam me to. Ato nuk habisin më.
Këshilli Evropian mblidhet si rregul katër herë në vit. Presidenca e radhes mund të vendosë të thërrasë mbledhje shtesë të Keshillit, sipas urgjencës të çështjes. Vendimin për uljen në tryeze për fillimin e negociatave teknike, përmes konferencës të parë ndërqeveritare, e merr Këshilli. Përgatitjen e punës për Këshillin e kryen COREPER – që është Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm i ambasadorëve), sipas artikullit 16(7) të Traktatit të BE-së dhe artikullit 240(1) të Traktatit për Funksionimin e BE-së.
Sikur po zgjatem pak, por duhet të kuptohet mirë procedura, nga publiku. Konkluzionet e këtij procesi kanë prodhuar deri më sot kombinim të keqardhjes, mërzisë jo të vogël dhe me të drejtë, me realitetin, me pafuqinë e BE-së. Ky është Unioni Evropian, këtu duam të hyjmë, vetëm ky është objektivi, dhe do të hyjmë. Duhet durim dhe përsëri durim. Të tilla janë labirinthet e korridoreve të tij, i interesave të shteteve anëtare.
Tashmë është bërë e modës të konsiderohet qëndrimi bullgar si shkaktari i mbajtjes pezull të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në këtë proces. Si e shihni insistimin evropian për mosndajren e dy vendeve në fjalë, në raport me hapjen e negociatave?
Dinamikat e përpjekjeve dhe deri diku edhe rezultatet e tyre, sado të pjesëshme, të vogla, jane tepër intensive. Edhe ndjekësit nga afër, apo ata që janë brenda, e kanë të vështirë të thonë është kështu ose ashtu. Duket kemi të bëjme me kombinim qëndrimesh. Ai bullgar është ai që është, dihet. Miratimi i propozimit francez nga parlamenti bullgar, mjaft i mirepritur, por nuk erdhi pa kushte.
A është presion ndaj Maqedonisë së Veriut? Të shohim si do ecet më tej. A është Maqedonia e Veriut e gatshme të plotësojë kushtet që i kërkohen? Edhe kjo mbetet të shihet. A do ishte dakord të bëhën rregullime kushtetuese, dhe per cilën pikë specifikisht? Deri ku mund të shkohet në këtë drejtim? Sa kohë do duheshin për të bërë rregullimë kushtetuese, nese do kishte dakordësi për këtë etj., etj.
A po kuptohet nga vendet anëtare të BE-së se të gjithë argumentat për të mbajtur bashkë Shqipërine dhe Maqedonië e Veriut po shterrojnë? Unë mësoj se po kuptohet gjithnjë e më shumë. Sa arrij të kuptoj, jemi mjaft afër një konsensusi ndër vendet anëtare për të diskutuar dhe vendosur se tashmë rruga e vetme është ndarja e dy vendeve. Kjo do të ishte zbatimi konkret i mantrës së zgjerimit të BE-së: zgjerimi bazohet vetëm tek merita individuale (e kandidatit). Jo tjetër. M
bajtja bashke e dy ose më shumë kandidatëve nuk figuron në asnjë vendim, rezolutë, direktivë apo tjetër dokument zyrtar të Këshilit. Hyrja e kandidatëve në BE sanksionohet qartësisht në Artikulin 49 të Traktatit të BE-së. Gjithcka tjetër është sikur të bësh akrobaci. Ato elementë që mbeten të futen na ekuacionin e mos-ndarjes janë “interesi gjeostrategjik, ekonomik, mbulimi i pafuqisë dhe mos-interesi, mungesa e oreksit për zgjerim”!
Kryeministri Rama pati tone të ashpra gjatë dhe pas Samitit. Çfarë impakti ka një qëndrim i tillë në lidhje me perspektivën e hapjes së negociatave?
Kryeministri Rama përdori vende-vende tone disi të ashpra. Për këtë nuk duhet patur dhe as duhet të krijohen keqkuptime, me ose pa qëllim. “Tonet”, si i karakterizoni ju, unë i shoh si shprehje të mërzisë të thellë, të nevojës për ta dëgjuar dhe mësuar të gjithë sesa të zhgënjyer jemi ne, i gjithë vendi ynë, përmes qëndrimit të Kryeministrit, për këtë pafuqi të ndjeshme, të prekshme, të përsëritur, deri ofenduese, të BE-së ndaj Shqipërisë.
Thjeshtë, qëndrimi i Edi Ramës ishtë një thirrje për BE-në: bëni atë që duhet të bëni, mbani premtimet, vendi ynë kandidat i ka plotësuar gjithë kushtet dhe kërkesat tuaja për t’u ulur në tryezën e bisedineve, në Konferencën e parë ndërqeveritare. Boll me sajesa! Pati një numër kryetarësh të qeverive që e përgëzuan për fjalët direkte, logjike, edhe pse herë-herë pati edhe diçka më emotive. Në lidhje me zgjerimin, vendimin për uljen në Konferencën e Pare Ndërqeveritare, të asaj që ne prisnim prej tashmë dy vitesh, ky Këshill shënoi një dështim të suksesshëm.
Them se asgjë nuk do të ndikojë në perspektivën e hapjes të negociatave teknike përveç mosvullnetit politik të Këshilit, ose disave në Këshill, për mosmarrjen e vendimit të duhur. Janë të tjerë elementë, i përmendëm më lart, që janë të lexueshëm që e mbajnë ende pezull vendimin e duhur. Por ne kemi durim, do kemi durim. Sot ndoshta jo më me emocionet e mëparshme.
Cila është prognoza juaj sa i përket javëve dhe muajve në vijim? Kur prisni të marret një lajm i mirë nga Brukseli në lidhje me procesin në fjalë?
Përgjigje: E kam të vështirë të them se kur do të ndodhë kjo që thoni. Ndoshta në mbledhjen e parë të GAC (Këshilli i Cështjeve të Përgjithëshme në korrik) zgjerimi (lexo: Shjqiperia dhe Maqedonia e Veriut) do jetë në rendin e ditës në GAC. Di që Presidenca çeke do e ketë prioritet kryesor zgjerimin. Muaji gusht është pushim. Rifillimi i bie të jetë në shtator. E thashë më lart, Presidenca ka të drejtë të thërrasë mbledhje shtesë të Këshillit nëse urgjenca e çështjes e kërkon.
Mendoj se do ketë diskutime dhe konsultime intensive për zgjidhjen e ngërçit Maqedoni e Veriut-Bullgari. Paralel shikoj se do ketë zhvillime edhe lidhur me ndarjen e dy shteteve kandidate. Sot ende nuk ka konsensus për këtë në BE. Interesi i vendit tonë është që për këtë çështje të ketë konsensus në BE. Prandaj nuk duhet të kemi ngutje, edhe pse një farë padurimi vihet re në mbarë opionionin tonë popullor, politik, akademik, mediatik etj.