Disa pyetje patriotin me kollare. Po sikur Gjykata e Hagës të prek vendimin e Gjykatës sonë Kushtetuese për detin?
Nga Kastriot Islami –
Një klloun me poturre e atlete që ulëuret duke ofenduar: ju jeni tradhëtarë, unë jam patriot me kollare flamur!
Pyetjet qe shtrohet për kollaremadhin Rama sot janë këto:
1) Kur kishe ndërmend ta çoje siç deklarove sot çështjen e marrëveshjes se detit me Greqinë (vendim që ka mbi 10 vjet që të kërkohet ) në një Gjykate Ndërkombëtare, përse e dërgove kur ishte në opozitë dhe bërë aq zhurmë për ta hedhur poshtë atë në Gjykatën Kushtetuese?
2) A ishte ti ai që bere ç’ishte e mundur qe ajo marrëveshje të rrëzohej… në atë mënyrë që Shqipëria do të detyrohej të zgjidhte mes vendimit të GJK dhe marrëveshjes së arritur, madje me një retorike “nacionaliste” do të përjashtoje edhe dërgimin e saj në një Gjykatë Ndërkombëtare? Sigurisht që do të përgjigjesh sot pa tu dridhur syri sepse kjo nuk është hera e pare që vepron në këtë mënyrë…Gjithmonë lëpin atë që ke pështyre.. dhe nuk te vjen as turp as ndot…
3) A e kupton se përgjigja që ky vendim i GJK dhe e gjitha loja me ulje-ngritje e marrëdhënieve me Greqinë, na ndihmoka të kemi kemi pozita më të forta para Gjykatës Ndeëkombëtare, është qesharake dhe infantile… Sepse politika e jashtme dhe marrëdheniet me fqinjtë nuk janë çështje lodra fjalësh, as batutash kaporalësh dhe as pamjesh me kollare “naconaliste”, poturre të menderosurish apo atlete fotozhenike..
4) Se fundmi, çfarë do të bëje nëse Gjykata Nderkombëtare prek qofte dhe pjesërisht vendimin e GJK…? Ndërkohë që në opozitë apo edhe më vonë kur beje vizita tek miq të tjerë në rajon, akuzoje si nacionalist aguridh për tradhtarë cilindo që të thoshte të vërtetën në sy për këtë marrëveshje dhe të kërkonte që ta çoje këtë marrëveshje në Gjykatën Ndërkombëtare…
Përgjigja se do të pranoje vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare është nuk aspak i cuditshëm sepse tanimë je në pozitë që duhet të zgjedhësh me detyrim e përcaktim se nuk po te them shah-mat sepse je bylmez ne shah…
Lexoni edhe…
- Rama: Çështja e detit me Greqinë do zgjidhet nga drejtësia ndërkombëtare
- Dendias i lumtur që çështja e Detit do të shkojë në Hagë
- Bashkurti: Kryediplomati Grek, Dendias në Tiranë, ndarja e kufirit detar Shqipëri-Greqi
- Tritan Shehu: Kollarja e Ramës me simbolet kuq e zi nuk shlyen dëmet që i ka bërë Shqipërisë
- Protesta kundër ministrit grek, Policia procedon penalisht 18 persona. Mes tyre Idrizi dhe Doda