FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Diskutimet në grupin e PD, Bardhi kundër grevës së urisë në Kuvend

Do ta përshkallëzohet përballja me maxhorancën apo do vijojnë me bllokimin e punimeve të seancave plenare në Kuvend? Kjo çështje kryesoi mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së së grupit Bardhi-Berisha.

Bledjon Nallbati dhe të tjerë propozuan përshkallëzimin e qendresës, e cila mund të shkojë deri edhe në ngujim në grevë urie brenda ambienteve të Kuvendit, propozim që nuk mori shumë mbështetje edhe nga deputetë që njihen për linjën e tyre të ashpër ndaj kësaj maxhorance.

Ky propozim nuk u mbështet as nga Gazment Bardhi, i cili udhëhoqi edhe një bashkim me grupin e Berishës. Xhaferaj ka shprehur shqetësimin mbi parashtrimin e programit të PD nga Berisha pa u konsultuar me grupin, ndërsa në lidhje me bashkimin shtroi edhe pyetjen nëse bëhet fjalë për një “bashkim në diversitet apo dorëzim pa dinjitet (te Berisha sh.r)”, ndërsa kërkoi edhe rikthimin në Kuvend të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?