Dita e 4-të e barrikadave në veri të Kosovës, Lajçak: Unë jam pro diplomacisë, jo eskavatorëve

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Sebi, Mirosllav Lajçak, thotë se preferon rrugën diplomatike për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe jo atë përmes buldozerëve.

Për të situatat duhet të zgjidhen vetëm me marrëveshje politike. “Jam diplomat. Për mua mënyra më e mirë për t’i larguar barrikadat është si rezultat i një marrëveshjeje politike, jo me ekskavatorë”, tha ai. Ai konfirmoi edhe se do të takohet edhe me komandantin e KFOR’it dhe me shefin e EULEX’it.

Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që ka zhvilluar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?