Dita e Alfabetit, Rama: 22 Nëntori të jetë festë kombëtare edhe në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Samitin e Diasporës në Tiranë tha se 22 Nëntori, Dita e Alfabetit, do të jetë festë kombëtare edhe në Shqipëri siç është në RMV.
Ndërkohë i kërkoi presidentes Vjosa Osmani e pranishme në këtë samit, që këtë t’ja propozonte edhe Albin Kurtit.
“Me një sugjerim shumë të arsyeshëm të presidentit, dua ta kornizoj këtë fjalë edhe në funksion të ftymës së këtij samiti por edhe në funksion të asaj që ka rëndësi të jemi bashkë të ndihmojmë njëri tjetrin. Është e çuditshme por prapë e Arbën Xhaferrit i cili nuk jeton më, por pati vizionin të kërkojë që dita e alfabetit të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Tani mendoj se është koha që kjo të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj se edhe presidentja e Kosovës t’ja japë këtë sugjerim kryeministrit të vetë. Unë e dëgjoj presidentin për veten time”- u shpreh Rama.