Dita e dytë e vaksinimit, Manastirliu dhe Silva Bino mbërrijnë në ”Air-Albania”
Dje, e hënë datë 1 janaar 2021, nisi dhe procesi i vaksinimit ndaj Covid-19. Sot është dita e dytë e vaksinimit ndaj virusit vdekjeprurës. Stadiumi ”Air-Albania” është kthyer në një ”spital” për të kryer vaksinimin me vaksinën e panjohur, pasi qeveria nuk e ka deklaruar se nga kush është dhuruar kjo vaksinë.
Të parat që kanë mbërritur janë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe mjekja e njohur Silva Bino. Ministrja do të marrë vaksinën ditën e sotme, një ditë pas mbërritjes në stadiumin Air-Albania.
Dje ishte dita e parë e vaksinimit kundër Covid në Shqipëri. E para që mori dozën ishte mjekja Najada Çomo, më pas kryeministri Rama si dhe mjekët Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero. Rama ka bërë të ditur se në total janë 975 doza të cilat do të bëhen për mjekët fillimisht e më pas kategoria e dytë do të jenë personat mbi 75-vjeç. Dje u bënë 50 vaksina ndërsa ditën e sotme mjektë dhe infermierët që do të vaksinohen do të jenë 60.