Dita e Rinisë, PD koncert festiv në Qyteti Studenti
Studenti, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
Akti i tyre publik i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së lirë.
Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Ka qenë vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka njoftuar dhe për dy aktivitetet që ka planifikuar PD për të festuar këtë ditë.
Në orën 11:00 do të zhvillohet Forumi i Hapur tek Kinoteatri i Qytetit Studenti. Ndërsa në orën 18:00 do të zhvillohet Koncerti në Sheshin Demokracia, Qyteti Studenti.