Dita Kombëtare e Alfabetit, Presidenti Begaj: Thesar i çmuar dhe simboli më i bukur i bashkimit kombëtar
Presidenti Bajram Begaj ka uruar sot shqiptarët për Ditën Kombëtare të Alfabetit.
“Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar, simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar e qëndresës shqiptare: alfabetin e gjuhës sonë të bekuar.
Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj në të tashmen dhe një zotim për ta çmuar e iu dedikuar në të ardhmen.
Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në Kavajë”, shkruan Begaj në mesazhin e tij.