FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Balla: Qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ftoi qytetarët e mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.

Në një inspektim në rrugët e kryeqytetit, ku u takua me drejtues e punonjës të Policisë Rrugore, Ministri u informua nga Shefi i Komisariatit Besmir Qibini se janë rreth 300 drejtues mjeti nën akuzë “Për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Të kapur në shkelje këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet për t’i shpëtuar gjobës apo heqjes së lejes së drejtimit.

“Ju nxis që çdo rast të çdo tentative ryshfeti, ta denonconi menjëherë. Dënimet shkojnë nga 6 muaj deri në 1 vit burg, por edhe ne duhet të publikojmë gjithë rastet dhe mos të harrojmë se besimin e qytetarëve tek Policia e rritim nëse e e luftojmë këtë fenomen me të gjitha forcat”, ishte apeli i Ministrit për efektivët e Rrugores.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i ftoi ata të jenë shembulli e modeli i një qasjeje të re, që do ngrihet në një nivel tjetër në Polici. Më tej, Balla ftoi dhe qytetarët e mediat të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit tha ai, duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ministri nënvizoi se qytetarët presin nga Policia, zbatim të fortë të ligjit për çdo rast të tejkalimit kriminal të shpejtësisë në zonat e banuara dhe në rrugë të tjera, mosdhënia e përparësisë këmbësorëve, parakalimet, vendqëndrimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit apo mos-vendosja e rripit të sigurimit.

Në prag të festave të fundvitit, ministri Balla kërkoi më shumë prezencë të Policisë në akset rrugore, për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?