“Ditë e bekuar e Pashkëve”. Me siguri e nesërmja jonë do të jetë e lumtur

Me një shënim në “Facebook”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar shqiptarët për Pashkët. Kryemadhi shkruan se në vigjilje të kremtimit të Pashkëve, “ringjallja e Krishtit sjell pranë familjeve tona shpresën e gëzimit të jetës përtej vështirësive”.

Statusi:

Në vigjilje të kremtimit të Pashkëve, ringjallja e Krishtit sjell pranë familjeve tona shpresën e gëzimit të jetës përtej vështirësive.

Pas javëve të kreshmës, të kaluara në një situatë të vështirë si kjo që po përballemi të gjithë bashkë në kushtet e pandemisë, kjo ditë e bekuar na fton të shikojmë përpara duke hapur zemrën ndaj të mirës, të forcojmë besimin te Zoti dhe dashurinë për njëri-tjetrin, për vendin, kombin. Kështu, e nesërmja jonë do të jetë me siguri e lumtur.

Pashkë të bekuara, me shpresën se paqja dhe harmonia do të mbizotërojnë gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

SHKARKO APP