Ditë me diell, por temperatura të ftohta. Njihuni me parashikimin e motit

Dita e sotme do të jetë me diell, por i ftohti do të ndihet sepse temperaturat do të jenë ulëta, deri në -4 gradë në zonat malore.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 05°C në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 12°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë në drejtim Verior – Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -06°C në 02°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 05°C.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?