Ditmir Bushati: Administrata e Trump do të vijojnë angazhimin në Shqipëri
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati përshëndet administratën në largim të SHBA-ve, në veçanti Sekretarin e Shtetit, John Kerry.
Bushati shprehet se është besimplotë se Sekretari ri i Shtetit Rex Tillerson dhe administrata e Presidentit Donald J. Trump do të vijojnë angazhimin amerikan në këtë kënd të Europës
“Teksa Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry lë detyrën, dëshiroj ta falenderoj përzemërsisht për përkushtimin e dëshmuar në çimentimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikundër për angazhimin e tij dhe të administratës së Presidentit Barack Obama për konsolodimimin e proceseve demokratizuese dhe forcimin e sigurisë në Europën Juglindore.
Jam besimplotë se Sekretari ri i Shtetit Rex Tillerson dhe administrata e Presidentit Donald J. Trump do të vijojnë angazhimin amerikan në këtë kënd të Europës, si garancia e vetme për të intensifikuar më tej kursin euro-atlantik të rajonit.