Ditmir Bushati nesër takim me kreun e NATO-s
Politikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2014 11:59
Ky takim do të zhvillohet në selinë e NATA-s, dhe pa praninë e medieve. Njoftimi është dhënë nga NATO, në faqen zyrtare, ndërkohë që ky takim vjen menjëherë pas përfundimit të vizitës historike të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Beograd. Në takimin dy ditor të delegacionit të lartë shqiptar, në kryeqytetin serb, ishte i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Rama mbajti qëndrim në Beograd mbi çështjen e Kosovës, duke i sugjeruar palës serbe të njohë “realitetin e ri në Ballkan”, pra, me Kosovën shtet të pavarur dhe të njohur gjerësisht nga ana ndërkombëtare. Ishte lufta e NATO-s në ’99 që i dha fund përpjekjeve të Serbisë për spastrim etnik të popullsisë kosovare nga trojet e veta dhe më 2008, Kosova deklaroi pavarësinë e saj.
KOHA JONË SONDAZH