Ditmir Bushati shigjeton Ramën: Kemi braktisur interesat kombëtare dhe shajmë njëri-tjetrin

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga kryeministri Edi Rama lidhur me debatin për shkarkimin e Presidentit.

Në fjalimin e tij, Bushati deklaroi se sot në Kuvend duhet të diskutohej data e çeljes së negociatave dhe jo data e zgjedhjeve.

Ai tha se mazhoranca ka braktisur përparësinë kombëtare që është integrimi i vendit. “Ne sot duhet të diskutonim për datën e çeljes së negociatave dhe jo datën e zgjedhjeve. Ne kemi braktisur interesat kombëtare dhe shajmë njeri-tjetrin”,- tha Ditmir Bushati.

LEXONI EDHE…

SHKARKO APP