Ditmir Bushati sulmon Ramën: Oligarkia ka hyrë në qeveri!
Ish-ministri, Ditmir Bushati thotë se pas tetë vjet qeverisje të së majtës në Shqipëri, shihen se ka ndikime dhe “penetrime” të të ashtuquajturës oligarki në qeverisje.
Pjesë nga komenti i Ditmir Bushatit:
Fatos Lubonja është një mendimtar që e respektoj, e lexoj dhe e çmoj. Bie dakord me të sa i përket mungesës së traditës historike në Shqipëri. Në rast se do ti referohemi antifashizmit si pjesë e vlerave, kjo është një pikë ku ne si PS dhe përgjithësisht e majta shqiptare e gjen veten. Por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë kur flas për mungesën e traditës që gjatë periudhës së luftës në rast se do ti referohemi Ballit Kombëtar të asaj kohe, ku Balli kishte një raport e qasje të ndryshme me Partinë Komuniste të kohës përsa i përket luftës dhe fashistëve, por nga ana tjetër dekalogu i Ballit Kombëtar është një dekalog i një partie socialdemokrate. Më pas kemi futjen brutale të komunizmit në Shqipëri dhe pas vitit ’90 dua të kujtoj një shprehje të Dritëro Agollit që thoshte se të gjitha partitë politike në Shqipëri dolën nga mitra e përgjakur e Partisë së Punës. Pse kjo? Dhe po të shohim edhe lëvizjen politike të studentëve të dhjetorit dhe partitë politike u kryesuan nga njerëz përgjithësisht të cilët ose kishin milituar në Partinë e Punës ose kishin qenë në radhën e dytë apo të tretë të regjimit. Ishte e pamundur për kohën që vinte nga një sistem totalitar që disidenca si në Poloni psh që konsiderohej se bënte një jetë underground, apo një jetë paralele, kjo ishte e pamundur në rastin e Shqipërisë.
Duhet ta pranojmë një fakt historik.
Për të ardhur te koha e sotme, pse jam unë pjesë e PS dhe pse besoj te politika e vlerat e qendrës së majtë. PS mund të identifikohet me riorganizimin dhe rindërtimin e shtetit pas vitit ’97 me kushtetutën e parë demokratike, me kushtetutën e parë që hedh bazat e shtetit demokratik shqiptar, me ndihmesën e luftës në Kosovë dhe me devizën e famshme që kishte në atë kohë të sakrifikojmë pushtet për shtet. Kjo është arsyeja pse jam ndier mirë në PS duke u përpjekur me kontributin tim modest. Natyrisht që PS duhet ta forcoj qasjen me identitetin kombëtar dhe e majta kombëtare. PS ka pasur dhe duhet ta forcojë raportin me interesin publik. Kemi ndikime dhe penetrime të të ashtuquajturës oligarki. Ndikim dhe penetrim të korrupsionit apo krimit të organizuar në jetën publike. Personalisht kam pasur kurajon për ti trajtuar këto tema qoftë brenda forumeve të forcës politike ku jam por edhe në kuvendin e Shqipërisëë investosh për to.
KOHA JONË SONDAZH

