Djali i Sokol Olldashit bashkohet me “Foltoren” e Berishës ditën e dielë
Kazani zien në PD. Ndërkohë Berisha vazhdon turin e takimeve nëpër rrethe, por të dielën ai ka lajmëruar një “Foltore” me rininë e PD.
Nga ana e tij Lulzim Basha akoma nuk po ndermerr tur te baza demokrate për të treguar se ka mbështetje reale.
Po dje Bellind Këlliçi, deputet dhe kryetar i FRPD (Forumi Rinor i PD) doli hapur kundër Lulzim Bashës. Kjo solli lajmërimin nga selia e PD se ai quhet i shkarkuar se i “ka mbaruar mandati”. Ndërkohë “Foltorja e Rinisë” e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha do zhvillohet të dielën në orën 12:00, tek Amfiteatri pranë Akademisë së Arteve.
Edhe djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi iu ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të bëhen pjesë e ‘Foltores’ së Rinisë, për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur.
“Të dashur miq ju ftoj të merrni pjesë në takimin e rinisë Demokrate. Për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur”, – shkruan Glauk Olldashi në Facebook.

KOHA JONË SONDAZH

