Djali i Sokol Olldashit krah Berishës: Të refuzojmë modelin “socialist autoritar” në PD

Në takimin me rininë në Tiranë, në krah të Sali Berishës u pa edhe djali i politikanit të ndjerë, Sokol Olldashi, i cili është pjesë e Forumit Rinor të PD-së.

Glauk Olldashi në fjalën e tij u shpreh se PD-ja duhet të hapet dhe për të  kjo forcë politike nuk mund të vij në pushtet me një model socialist autoritar.

“Nuk dua të ndalem tek problemet e brendshme që kemi në partinë tonë. Ne duam të vijmë në pushtet për të gjithë shqiptarët për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë. Jemi kundër një modeli socialist autoritar.

Këtë nuk mund ta mundim me një PD autoritare. Kam besimin se do arrijmë që ta hapim partinë dhe do e përfaqësojmë vërtetë demokratët kudo që janë. Të sjellim PD sërish në pushtet. Nuk ka së kush i përfaqëson më mirë vlerat e PD sesa forumi i Partisë demokratike”.

SHKARKO APP