Djallëzia e Ramës me ndryshimin e Kushtetutës

-Çdo sondazh i pavarur, madje dhe ato të bëra nga vet PS-ja, tregojnë se koalicioni mes PD dhe LSI e partive të tjera të Frontit Opozitar i jep opozitës jo vetëm qeverinë, por edhe shumicë kushtetuese. Mënyra e vetme për të ndaluar këtë uragan politik dhe fitoren e sigurt është që të sabotohet marrëveshja e reformës zgjedhore e drejtuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

-Deputetët opozitarë që kërkojnë  ndryshimin e Kushtetutës dhe heqjen e koalicionëve parazgjedhore janë një grup njerëzish që hynë aksidentalisht në parlament dhe në 1 vit po votojnë sipas urdhrave të Taulant Ballës. Bile edhe kërkesën e publikuar dje ua ka përgatitur PS-ja . Edi Rama duhet ti qëndrojë Marrëveshjes së firmosur mes PS-PD-LSI si dhe kërkesës së Sekretarit Amerikan të Shtetit e Bashkimit Europian, ndryshe opozita reale do të pushtojë Bulevardin e Tiranës në përballjen finale me regjimin e Rilindjes.

28 deputetë që morën mandatet që dogji PD dhe LSI në Kuvend firmosën dje një kërkesë për ndryshime në Kushtetutën e Republikës dhe Kodin Zgjedhor. Deputetët, shumica e të cilëve nuk kanë parti politike dhe as kanë folur ndonjëherë në Kuvend gjatë një viti, thonë se duhet të ketë lista të hapura, të ndryshojë sistemi elektoral dhe të ndalohet me Kushtetutë krijimi i koalicioneve parazgjedhore. Kërkesa për listat dhe sistemin nuk ka lidhje as me reformën dhe as me kërkesat për rishikimin e sistemit. Loja është te futja në Kushtetutë e një pike që ndalon koalicionet. Këtë  e don vetëm Edi Rama pasi të gjitha sondazhet e nxjerrin humbës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare përballë opozitës së bashkuar. Ndaj po luan me deputetët pa parti e identitet që të ndryshojë Kushtetutën.  Këtë kërkesë nuk e ka rekomanduar OSBE/ODIHR, as Ambasada e SHBA.

Deputetët opozitarë që kërkojnë  ndryshimin e Kushtetutës dhe heqjen e koalicionëve parazgjedhore janë një grup njerëzish që hynë aksidentalisht në parlament dhe në 1 vit ku votojnë sipas urdhrave të Taulant Ballës. Bile kërkesën u ka përgatitur PS-ja dhe tani na dalin sikur kanë bërë një projekt të tyre. Përjashtuar 4 apo 5 deputetë nga radhët e 28-shes që kanë firmosur, të cilët kanë një eksperiencë politike, pjesa tjetër janë anonimë ose siç tha dje Edi Paloka, se janë krejtësisht idiotë të lindur.

Nëse ka apo jo koalicione u intereson partive politike, por jo deputeteve të veçantë. Kërkesa që pikën e koalicioneve ta vendosin edhe në Kushtetutë është një çështje që shkon përtej interesave të këtyre deputetëve. Sistemi zgjedhor favorizon partinë që krijon trenin më të madh me aleatë dhe në këtë mënyrë asnjë votë, qoftë edhe të një aleati të parëndësishëm nuk shkon dëm, por i jep mandate koalicionit.  Në vitin 2017 Partia Socialiste mori më pak vota se PD dhe LSI, por për shkak se marrëveshja Rama-Basha i la nuk la hapësirë për koalicione, në zgjedhje partitë hynë me vete dhe rilindja mori pushtetin edhe pse kish më pak vota. Kjo skemë që po tentohet sot me propozimin për ndalimin e koalicioneve është e njëjta strategji që ndoqi PS-ja në vitin 2017. Këtë herë Edi Rama e ka jetike përçarjen e opozitës. Çdo sondazh i pavarur, madje dhe ato të bëra nga vet PS-ja, tregojnë se koalicioni mes PD dhe LSI e partive të tjera të Frontit Opozitar i jep opozitës jo vetëm qeverinë, por edhe shumicë kushtetuese. Mënyra e vetme për të ndalur këtë uragan politik dhe fitoren e sigurt është që të sabotohet marrëveshja e reformës zgjedhore e drejtuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Deputetët e Pazarit të Milotit hynë në Kuvend për të dëmtuar opozitën reale dhe në fund të jetës së tyre politike nuk mund të bëjnë asgjë tjetër veçse pisllëqe politike. Një lojë e pistë është dhe kjo që ka nisur këto ditë me propozimin për ndryshimet në Kushtetutën e vendit dhe deformimin e zgjedhjeve në tavolinë. Këtyre deputetëve që sot dalin dhe flasin për parime dhe lista të hapura nuk u interesojnë zgjedhje, reformat, integrimi apo aq më pak stabiliteti politik. Nëse do ishin kaq të përgjegjshëm politikisht do kishin ndjekur opozitën reale kur ishte në rrugë dhe kërkonte zgjedhje normale. Ata hynë në Kuvend për të mbajtur në këmbë pushtetin e vjedhur të rilindjes dhe tashmë po i bëjnë shërbimet e fundit partisë që i pagoi për të sabotuar opozitën.

Politikisht dhe individualisht ata nuk përfaqësojnë më asgjë. Janë vetë disa kukulla në dorën e Edi Ramën dhe Taulant Ballës, që i lëviz sipas interesave të momentit. Këto ditë po luajnë aktin e fundit të komedisë së tyre politike duke u bërë pjesë e lojës së pistë të ndryshimeve Kushtetutës. Ata mund të kërkojnë dhe kthimin e Shqipërisë në monarki apo komunizëm, por është përgjegjësi e Edi Ramës për dokumentet dhe projektet që kalojnë në Kuvend. Nëse PS dhe Edi Rama e marrin në konsideratë ndryshimin e Kushtetutës për koalicionet, kjo nuk është më çështje e 24 deputetëve, por një provokim i gjithë opozitës reale të vendit. Marrja seriozisht e disa propozimeve idiote politike, i jep fund marrëveshjes mes opozitës reale dhe qeverisë në Këshillin Politik. Gjithashtu, ky hap i Edi Ramës do të ishte provokimi më i rëndë ndaj Ambasadës së SHBA, BE, por edhe direkt ndaj kreut të Departamentit Amerikan të Shtetit. SHBA kërkoi miratimin e marrëveshjes që u arrit në Ambasadën e SHBA.

Ndaj çdo lëvizje nga Marrëveshja do jetë minus për Edi Ramën si dhe do ti jap opozitës të drejtën të djegë jo vetëm pazaret e tij me “partiçkat” e opozitës së re të financuar nga PS-ja, por rrugën për Surrel!/M/ Xhani/

SHKARKO APP