Dje shtyu gazetaren se ishte pa maskë, sot Rama e heq vetë dhe jep intervistë (VIDEO)

Një shprehje e popullit thotë ”Mos bëj si bëj unë, por çfarë them unë”. Dhe kjo gjen vend tek kryeministri Edi Rama, i cili është i pranishëm në Elbasan, ndërkohë që pas vizitës që kreu në qendër të qytetit dha një intervistë për mediat e pranishme.

Kreu i qeverisë, i cili një ditë më parë shtyu nga vendi ku po jepte intervistën gazetaren Edona Haklaj pasi nuk kishte maskë, sot ka bërë të njëjtën gjë. Ai dha intervistë pa pasur maskë.

Edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi e hoqi maskën kur po fliste me gazetarët dhe më pas e vendosi, por kreu i qeverisë nuk reagoi njëjtë siç veproi me gazetaren Haklaj.

Kryeministri Edi Rama dje, shtyn gazetaren se është pa maskë

SHKARKO APP