”Djegia e Kuvendit”, akademiku i njohur: Presidenti dha informacione bazuar në fakte konkrete

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në Komisionin Hetimor deklaroi se ka informacione që më 8 qershor do të digjej Kuvendi i Shqipërisë.

Këto deklarata kanë ngjallur edhe reagimin e shumë ekspertëve në fushën së sigurisë. Akademiku Lisen Bashkurti, shprehet se Kreu i Shtetit ka dhënë informacione bazuar në fakte konkrete.

”Presidenti është i vetmi institucion që zotëron të gjithë tërësinë e institucioneve të sigurisë kombëtare, në kapacitetin e kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai ka burime të informacionit në mënyrë permanente, ai ka kontakte me këto institucione dhe personalisht jam i bindur se presidenti flet bazuar në informacione shumë të sakta.

Swiss Digital Desktop Reklama

A ka vepruar presidenti sipas kushtetutës dhe cilit institucioni duhet t’ia përcjellë këto informacione të rëndësishme? ”A është më mirë që Presidenti ka vlerësuar një informacion të tillë duke marrë masa serioze parandaluese, apo do të ishte që Presidenti ta kalonte këtë informacion në heshtje e ta linte situatën në një lënie të lirë. Mes dy përgjigjeve, përgjigja më e mirë është që Presidenti ka vepruar mirë që ka parandaluar përshkallëzimin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?