Djegia e mandateve, Kryemadhi: Është i vetmi element demokratik që i ka mbetur opozitës
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në “360 Gradë”, në Ora News, tha se djegia e mandateve është e vetmja rrugë demokratike që i ka mbetur opozitës.
“Vendimi erdhi si rezultat i gjithë agjendës opozitare ku për hir të së vërtetës, opozita e bashkuar konsumoi të gjitha mjetet apo lëvizjet e saj me mazhorancën ku për hir të së vërtetës, arroganca apo euforia apo kapja e institucioneve, arriti kulmin. Kam renditur disa problematika që na janë bërë si mirëmëngjes dhe mirëmbrëma. Ajo që sot mund të duket radikale, nuk është e tillë. Është i vetmi element demokratik që i ka mbetur opozitës”- u shpreh Kryemadhi.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/829364190742793/
Kryetarja e LSI-së, u pyet se pse u mbyll protesta pasditen e së shtunës.
“Nuk ishte sinjal. Ishte agjendë shumë e qartë e opozitës. Mos të harrojmë që pjesëmarrja e protestuesve ishte e jashtëzakonshme. Mbi 20 herë janë hedhur lëndë helmuese ushtarake. Kjo gjë ndodhi në mënyrë permanente. Qëllimin protesta e arriti. E para, tregoi se shumica e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës, jo se janë me Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhit. Janë kundër Edi Ramës, kundër çmimeve të energjisë elektrike. Shqiptarët kanë të njëjtën rrogë sot por paguajnë më shtrenjtë. Opozita po të donte, brenda 10 minutave e merrte godinën e Kryeministrisë dhe ia hidhte surratit Edi Ramës”– tha ajo.
Le të flasim fillimisht për këtë situatë që duhet thënë që i ka kapur shqiptarët në një tension sepse përshkallëzimi i opozitarizmit në vend pati kulminacionin me protestën e 16 shkurtit. Znj. Kryemadhi, përse ky vendim për djegien e mandateve? Mirë futja në këtë spirale radikale-opozitare, po vazhdimi…?
Së pari, vendimi erdhi si rezultat i të gjithë axhendës opozitare pas datës së zgjedhjeve të 25 qershorit, konsumoi të gjitha mjetet apo qëndrimet e saj me mazhorancën kur për hir të së vërtetës, arroganca, euforia apo edhe kapja e institucioneve, edhe pse ne si LSI mund ta dinim shumë kohë më përpara sesa opinioni publik, arrit kulmin e saj më pas me djegien e të gjitha etapave të saj. Qoftë me deklaratën e z. Basha apo qoftë edhe me deklaratën tonë si grup parlamentar janë renditur disa problematika që për hir të së vërtetës tashmë na janë bërë prezente dha na duhet si ‘mirëmëngjesi’, ‘mirëmbrëma’ për të folur me njerëzit. Ajo që sot mund të duket radikale, nuk është fare e tillë. Është i vetmi element demokratik që i ka ngelur opozitës, nuk ka më të tjerë. Pjesëmarrja e asaj po themi proteste të jashtëzakonshme, që është protesta më e madhe në Shqipërinë më të rrudhur. Sepse në gjithë historinë e saj të tranzicionit me përmbysjen e sistemit komunist sot ne kemi protestën më të madhe që kanë bërë ndonjëherë shqiptarët duke pasur parasysh që Shqipëria është me një numër banorësh më pak se asnjëherë tjetër. Kjo gjë të bën të kuptosh se situata nuk është ajo që duhet. Mos harroni që në Spanjë u bë vetëm një protestë me 200 mijë protestues në mbi 30 milion banorë dhe menjëherë morën vendimin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. E jo më në një Shqipëri ku ne jemi koshient që Shqipëria nuk është Spanja. Edhe pse nga mediat, apo analistët është artikuluar djegia e mandateve si e vetmja zgjidhje, opozitës nuk i ngeli më asnjë alternativë tjetër përballë dy rrugëve të mundshme. E para, konfliktin me dhunë dhe e dyta nënshtrimi përpara Edi Ramës për të qenë një fasadë e tij dhe grupeve të tij.
Është e vërtetë që do t’i digjni në protestën e ditës së enjte në mënyrë demonstrative?
Nuk është ky problemi. Problemi është djegia e mandateve për të cilën ne morëm vendim politik dhe nuk ka më kthim mbrapa.
Po nëse deputetë të caktuar thonë që nuk i djegim, si i bëhet?
Të gjitha grupet sot bënë mbledhje dhe nuk pati asnjë që tha jo. Përkundrazi, ndryshe nga unë që shquhem për radikalizëm, deputetët e grupit parlamentar të LSI-së ishin më radikalë se unë, sepse mënyra se si funksionon tashmë Parlamenti që është një Parlament ilegjitim dhe i deklaruar tashmë nga mediat ndërkombëtare dhe jo nga partitë e opozitës përsa i përket blerjes së votave më 25 qershor të 2017-s ku nga zëri i Amerikës, nga dosjet e gjyqësorit, nga përgjimet e qe kanë bërë vetë institucionet del që grupe të caktuara kriminale të lidhura me trafikun e drogës kanë qenë të përfshira totalisht në blerjen e votës apo në intimidimin e tyre. Pra automatikisht ne menduam që një parlament ilegjitim dhe djegia e mandateve të një parlamenti ilegjitim është rilindja e opozitës në Shqipëri.
Çfarë e mbylli protestën? Mund ta dimë se cfarë ndodhi, cili ishte sinjali që i dha stop protestës?
E para njëherë nuk ishte sinjal, ishte axhendë shumë e qartë e opozitës. Sigurisht që opozita tashmë është shumë precize në hedhjen e hapave të saj, mos harrojmë që pjesëmarrja e protestuesve në atë protestë ishte e jashtëzakonshme por jo vetëm pjesëmarrja, dhe qëndresa e tyre dhe mbi 20 herë janë hedhur lëndë helmuese luftarake dhe gaz lotsjellës dhe po ti shikosh protestuesit largoheshin, merrnin veten dhe riktheheshin përsëri në shesh dhe kjo gjë filloi në mënyrë permanente nga ora 11:30 – 16:30 që u shpërnda protesta. Qëllimin e arriti protesta, e para tregoi që shumica e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës, jo se janë me opozitën, jo se janë me Lul Bashën apo me Monikën apo Fatmir Mediun apo Dashamir Shehin apo Nard Ndokën apo Vangjel Dulen apo Shpëtim Idrizin. Protesta tregoi që Shqiptarët janë kundër Edi Ramës, janë kundër politikave të Edi Ramës, janë kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike. Po të shikoni keni një fotoreporter, feliksi, që e njihni të gjithë se si ai shante dhe mallkonte në facebook për faturën e energjisë elektrike në shtëpinë e tij ku ai nuk kishte ndenjur asnjë ditë në shtëpinë e tij dhe i kishte ardhur njëqind e dyzetë mijë lekë, po të shikosh shqiptarët sot kanë po të njëjtën rrogë që kanë pasur para 5-6 viteve por paguajnë ujë më shtrenjtë, dritat më shtrenjtë, librat e fëmijëve më shtrenjtë, ushqimet më shtrenjtë, ujin që pinë e paguajnë më shtrenjtë sepse uji i çezmës nuk pihet. Po të shikosh dhe ti pyesësh shqiptarët që nga 2013 pretendonin një shëndetësi falas dhe sot nuk e kanë një shëndetësi falas, sot kanë një shëndetësi shumë të shtrenjtë për hir të së vërtetës. Po të futemi në gjithë ambientin e ekonomisë shqiptare do shikosh që ke një ekonomi të marxhinalizuar, të falimentuar dhe që lulëzojnë vetëm 4-5 veta të cilët janë njerëzit që marrin gjithë paratë e buxhetit shtetit i fusin në xhepin e tyre dhe më pas nuk dihet se ku përfundojnë. Dhe për të gjitha këto arsye njerëzit ishin në rrugë për ti treguar Edi Ramës që ne nuk jemi me ty dhe po iu them dhe një gjë tjetër. Mos kujtoni se opozita po të donte me gjithë ata njerëz që ishin në rrugë për 10 minuta e merrnin godinën e kryeministrisë dhe ia jepnin surratit Edi Ramës dhe kush e përkrah në mënyrë të paligjshme Edi Ramën por këtu qëndron ndryshimi midis një pozite që do ti përdori njerëzit për interesat e saj dhe ne mendojmë se duhet të ketë një sjellje tjetër përsa i përket shqiptarëve, ku djegia e mandateve tona iu tregon atyre që tashme nuk ka më loje politike për t’ju thënë shqiptarëve që ne po bëjmë sikur djegim mandatet apo ne po bojkotojmë. Edhe pse veprimet e opozitës kanë qenë shume të qarta, kanë ezauruar çdo urë komunikimi me mazhorancën duke filluar që me Prokuroren e Përgjithshme që e zgjodhën me 69 vota, kur duhej të zgjidhej me 84. Duke vazhduar me amendamentet e Kushtetutës përsa i përket zhvillimit të funksionimit të KLGJ dhe KLP. Duke vazhduar me vettingun në polici, me amendamentet për studentët, etj. Pra ajo ç’ka dua të them është që ne nuk mund të ngremë institucion mbi mundimet e njerëzve pa sakrifikuar ne përpara. Mendoj që djegia e mandateve është akti i fundit demokratik që bën opozita, përballë të gjithë atyre qytetarëve, të cilët për hir të së vërtetës ata e mandatuan opozitën për të vepruar dhe për të ecur më përpara. Vendimi i sotëm i dy partive kryesore dhe i partive që janë aleate në frontin opozitar, është një vendim i drejtë, edhe pse do të dëgjojmë ciu-ciu nga njerëz që paguhen nga qeveria shqiptare. Cicërimat e zogjve push verdhë përpara fluturimit të shqiponjave, të cilat do të mbrojnë me çdo gjë janë shumë të vogla dhe janë inekzistente. Megjithatë ka dy cicërima që kanë ardhur pasdite, ajo e Maja Kociancic, e cila thotë që djegia e mandateve është kundra produktive dhe shkon kundra përpjekjeve të vendit për të zbaruar reformat e kërkuara nga BE. Edhe Knut Fleckenstein thotë që djegia e mandateve dëmton negociatat me BE. E para, Knutinuk ka thënë kështu, por ka thënë që është zgjedhje personale e deputetëve. E dyta, Maja Konciancic ka konflikt interesi me Shqipërinë. Ajo është në favor të ndryshimit të kufinjve që për mua është e pakonsiderueshme dhe tregon sjelljen e saj anti shqiptare. Ndërkohë që ajo nuk është më në punë tani, nuk ka më asnjë lloj mandati, sepse kjo ikën bashke me Mogherinin. Kur Mogherinin e kundërshtoi vetë ai që e kishte propozuar, që ishte një dështim në politikën e jashtme, unë nuk merrem më me kapitull të mbyllur. Pastaj, çdo deklaratë që vjen nga njerëz që kanë qenë shërbëtorë të devotshëm të Edi Ramës dhe të instalimit të grupeve të drogës dhe atyre kriminale në Shqipëri, për mua ka konflikt interesi, sepse në kompanitë lobiste që kanë lobuar për to, vijnë para të krimit të organizuar. Dhe e dyta, morali i kësaj zonjës apo i kujtdo tjetër, duhet të tërhiqen njëherë përpara se të flasin, sepse ju i keni parë protestat në Francë se sa të dhunshme kanë qenë. Vandalizmat që janë bërë në të gjitha rrugët e Parisit dhe PE bëri një rezolutë ku dënon përdorimin e gazit lotsjellës dhe të plumbave plastikë. Do të shikojmë që kemi mbi 100 mijë veta në shesh, që protestojnë paqësisht dhe mund të jenë 30 veta, njëri prej tyre 80 vjeç që kërcen te kauçuku i Edi Ramës. Nuk thane asnjë fjalë për gazin lotsjellës. Unë kam vjellë ditën e shtunë gjithë natën dhe gazetarët e Ora News apo të stacioneve të tjera, sepse kam disa video të tmerrshme, teksa të vjellësh nuk vjen nga gazi lotsjellës. Vjellja vjen nga gaz helmues luftarak. Gazi lotsjellës është i përbërë nga dioksiodi i karbonit dhe speci djegës. Ai të jep djegie të hundës dhe lot në sy. Ndërsa vjellje dhe dhimbje në diafragmën nuk vjen si rezultat i kësaj, e para. E dyta, po të shikoni ujin që dilte nga dera e Kryeministrisë, nuk ishte ujë por lëndë kimike, sepse po të ishte ujë, gjithë ai që është hedhur do të kishte ardhur deri te hyrja e Rognerit apo tek ura e Lanës, uji që del dhe rrjedh, nuk ka, ishte solucion kimik, i cili lagej, shpërndahej dhe nuk dilte më të vazhdonte në puseta të kanalizimeve. Ndërkohë në anën tjetër kanë qenë mbi 50 veta tanët që kanë shkuar në QSUT, nuk i janë marrë analizat, i janë bërë serume në gjak për ti pastruar gjakun dhe më pas kanë bërë sikur kanë marrë analizat. Vilma Nushi ishte shumë e shqetësuar sepse nuk i kishin bërë analizat tek Vilma që të merrnin paratë nga buxheti i shtetit, por i kishin bërë tek laboratori i QSUT. Pra çfarë dua të them, dua atë them që një kryeministër që i dhimbset më shumë një kërpudhë false apo një peçikllas përballë nuk po them këta vandalët këta kriminelët që ishin të dhunshëm që i thyen peçikllasin dhe kërpudhën, se këta 50 veta ishin, por nëse këta 50 veta do të shkonte policia ti kapte dhe unë dhe populli do ti shkonim policisë ta dhunonte, po kishte të drejtë, por ata nuk bënë përçapjen më të vogël për ti kap dhunuesit. Atëherë me çfarë të drejte më helmon mua që jam 10 metra, 15-20 metra dhe jam paqësore, po të bëj një pyetje, Fatos Lubonja ishte gjë dhunues, Fatos Lubonja ishte tek Presidenca, atje po rrinte, atje është helmuar, Klajda Gjosha ishte gjë dhunuese që ishte edhe shtatzënë. Çfarë është kjo, ose je polici kriminale ose je kryeministër kriminal ose je i paaftë.
Si do ta zbulojmë se çfarë kanë hedhur mbi protestuesit?
Unë kam përshtypjen që institucionet ndërkombëtare kanë marrë analiza për të bërë analizën e lëndës kimike që është hedhur ndaj qytetarëve.
Këto që bëni janë shumë të rënda, sepse nëse janë të vërteta janë shumë të rënda…
Është një video që është hedhur që ne i kemi bërë tag të gjithë ambasadorët që kishin hallin e dhunës së gurëve virtualë ndaj policëve dhe më pas ndërrojnë statuse se u vjen turp. Por shikoni si vjedhin kameramanët e Ora News, kameramanët e News 24, por gazi lotsjellës nuk krijon vjedhje apo paralizë të indeve trupore, a e keni parë në Francë ju që nga gazi lotsjellës, vendosin një shami në hundë ato dhe vazhdojnë çajnë malet. Është ajo gazetarja Dorina, ajo desh vdiq, ishte me mua tek kryeministria, ishte një foto reporter, unë mendova se ishte i huaj, i thashë policisë merreni se është i huaj. Nuk e di ai keni pamjet ju se si tek hyrja e kryeministrisë, i kam unë pamjet po ashtu, t’jua jap, se si policia gjuan aty ku ishin 3 kameramanë dhe 2 gazetarë me mikrofona në dorë, ju hodhi gaz lotsjellës, mirë mua që të shkoj unë tek dera, por me kameramanët dhe gazetarët çfarë ke, nuk kishin as shkop asgjë, a në qoftë se do të thyenin derën e kryeministrisë me kamera, atëherë është tjetër gjë, por mua më duket absurditet dhe kriminalitet. Dhe ky ka qenë vendimi përfundimtar i LSI-së sepse ne jemi gjithmonë partizanë kundër bojkotit, kundër djegies së mandateve, por kur ti je kaq kriminal, je kaq i pafytyrë, kur ti e shikon shqiptarin si një plehra dhe vlerëson më shumë një psikopat si Edi Rama, ti jo vetëm që nuk ej për mu përfaqësues i atij shteti, por ti për mua je kriminal. Ose ke konflikt interesi që vjen për ti vjedhur Shqipërinë apo pasuritë natyrore të Shqipërisë ose je i kapur me paratë e krimit të organizuar, ose je kriminel, i pashpirt që urren shqiptarët. Kështu që këto deklarata qoftë të këtyre dy personave që përmenda përpara apo të kujto tjetër që thonë se protesta ishte e dhunshme, do kisha shumë dëshirë që t’ja hidhja bombat me gaz lotsjellës dhe të shikoj se çfarë veprimesh apo se si do të sillen ata. Na mërziten ne ambasadorët për gurët virtual që u goditën policisë, por cilët policë u goditën, më gjeni një polic të dhunuar.
Në deklaratën e ambasadës nuk ka pasur palë, kanë thënë kundra dhunës në përgjithësi?
Deklarata e OSBE ishte më e ashpër. Unë e kam e kam respektuar shumë atë ambasadorin me të thënë të drejtën, dhe e kam vlerësuar për shkak të marrëdhënieve, por është i pabesueshëm tashmë. Mendova kur bëri të deklaratën për drogën në kohën kur ishte Saimir Tahiri Ministër, që kushedi sa miliardë drogë kishte Shqipëria pastaj e ndërroi? Thash mos është lapsus se sapo ka ardhur. Tani kur bënë disa të tjera, ia kam thënë 100 herë, por prap kjo është zgjedhja e tyre, nuk i ndryshojmë dot ne ata. Nuk mund të vendosin ata për fatin tonë.
Unë kam një njohje të vjetër me Monikën pasi kam qenë pjesë e LSI dhe mendoj se Kryemadhi ka qenë në vendin e gabuar të Shtunën pasi LSI asnjëherë nuk ka sulmuar institucione, madje as në 2008 ku deputetët u futën në grevë. Ju jeni e majtë ekstreme në mos gaboj…
Nuk është aspak e vërtetë, në kohën e Ilir Metës mund të ketë qenë e majtë ekstreme. Kam përshtypjen sot nuk ka as të majtë, as të djathtë në Shqipëri. Sot shqiptarët kanë kush më jep bukë për të ngrënë. I kanë humbur ideologjitë. Ideologjia e vetme e shqiptarit sot është mbijetesa. Pyesni ku të doni. Po të flasim për ideologji të jeni të bindur ju nxjerrin me shqelma për jashtë që të gjithë sepse shqiptarët sot përballë kafshatës së bukës në familje, përballë fëmijës që ta ketë në shtëpi, përballë sigurisë së fëmijëve nëpër shkolla të jesh i bindur që nuk u intereson ideologjia fare sepse ajo çka mund të themi ne PS-ja është e majtë, vetëm e majtë nuk është. Është komplet e djathtë radikale dhe mund të them edhe nazistkine. Po të flasim përsa i përket PD-së ka koncepte të djathta, por po të shikosh 90% e bazës që ka, ka njerëzit më të varfër që ka Shqipëria sot, dhe flasim në këtë drejtim. E para, dhe e dyta çka dua të them është që asnjë anëtar i LSI-së nuk ka dhunuar Kryeministrine apo kërpudhën e Edi Ramës. Por të jeni të bindur që zemra po u plaste për ta dhunuar atë godinë. Po u plastë sepse jo vetëm anëtarëve të LSI-së, por dhe anëtarëve të PS-së më shumë nga të gjithë se po i tregoja Artur Zhejit disa mesazhe pak më parë, u ka ardhur dhe anëtarëve të PS-së në majë të hundës saqë nuk po e durojnë dot më, jo vetëm arrogancën, por frustrimin, dhunimin që u bënë socialistëve Edi Rama, talljen që u bënë socialistëve Edi Rama dhe më pas i flak në mes të rrugës. Të të bëjë një pyetje Rrozhan se njihemi bashkë. Ti kujton se i bëhet vonë Besa Shahinit apo Elva Margaritit apo Gent Cakajt se njerëzit shajnë Musa Ulqinin në Cërrik? Apo se njerëzit shajnë po them Ditmir Bushatin në Shkodër apo se njerëzit shajnë Fatmir Xhafën në Tiranë apo se njerëzit shajnë Niko Peleshin në Korçë? As nuk u intereson fare, jo vetëm për PS-në, por as për Shqipërinë nuk u intereson. Nuk duan t’ia dinë se janë njerëz që nuk kanë asnjë llojë kontributi në Shqipëri.
Emrat që ju përmendët janë aksidente që i kemi në qeverisje…
Jo nuk janë aksidente se nuk po merrem me socialistë të tjerë që nuk janë pjesë e Grupit Parlamentar. Dhe po të them një gjë tjetër që ta kesh parasysh, ne i kemi përmbajtur njerëzit, a e dini se duhet t’i ketë kamerat Ora News të regjistruara sesi vajti një provokator dhe i hodhi benzinë derës së avokatit të popullit apo komisionerit dhe i shkuan të gjithë protestuesit dhe e fikën me ujë. Pse? Sepse i thanë që ky nuk është procesi ynë. Ajo protestë e ngrinte zgupthi në 10 minuta gjithë goditën siç ishte. Prandaj po ju them që qëllimi i opozitës nuk ishte për të bërë dhunë. E dyta, ne kishim banorët e Unazës së Re që dolën përpara Parlamentit dhe ishin agresivë dhe ju e patë se sa polici kishin atje brenda. Dhe gjithë kjo protestë e madhe e opozitës ti vë një gardh me polica objekti.
Ju futi në kurth kryeministri Rama… E la kështjellën, ju la dhe vetëm një gardh policësh…
Ai iku. Më gjeni ju një protestë qoftë kur ka qenë Berisha Kryeministër, qoftë kur ka qenë Ilir Meta, Pandali Majko apo Bashkim Fino, kush ka ikur nga selia e Kryeministrisë ka dhënë dorëheqje. Se edhe Fatos Nano në ’97-n iku, por erdhi pas një jave dhe e dha dorëheqjen. Por, dua t’ju them që duhet të jeni të bindur që Edi Rama do të jetojë si Arafati tani, nuk do rrijë dy ditë në një vend. Pra, një njeri që do jetojë gjatë gjithë kohës me frikë, çfarë do ndodhë sot e çfarë do ndodhë nesër.
Ju shpesh diferenconi kryeministrin Rama nga Partia Socialiste, ndërkohë që ai është kryetari i saj. Të mos harrojmë që me anë të koalicionit me LSI-në u bë e mundur fitorja në 2013-n, apo edhe përkrahja në zgjedhjet e 2007-s për kryetar bashkie. Pra keni qenë një motor që ka qenë faktor domethënës në këtë fitore. Përse ju veçoni Ramën nga PS?
Sepse unë e besoj këtë. Sepse Rama e ka marrë me qera PS-në, por kontratën që ai e ka bërë me të nuk e zbaton. Pra është njësoj si të marrësh një ambient me qera, paguan pronarin për qeranë, paguan taksat, paguan edhe tatimin në burim. Rama jo vetëm që nuk paguan qeranë dhe as tatimin në burim, të dyja bashkë.
Kush është pronari i këtij objekti?
Pronari janë socialistët. Unë jam një nga njerëzit që kam dhënë vitet më të bukura të jetës sime në PS dhe ika, ika sepse ishte zgjedhje ime. Por di të them që po të shikoni varfëria e personazheve nga Partia Socialiste në panelet televizive është shumë e madhe pasi të gjithë socialistët që janë vërtetë të tillë nuk mund të suportojnë dot këtë situatë. Të marrim për shembull Musa Ulqinin i cili kishte dalë sot dhe tha që Parlamenti funksionon edhe pa opozitën. Nuk i takon Musait ta thotë atë gjë. Po në ç’vend të botës mund të thash që Parlamenti pa opozitën është legjitim.