”Do bjerë në gropën që mendoi se e hapi për shqiptarët”, Kryemadhi: Shqiptarët e bashkuar dhe përballë është Rama i vetmuar dhe i shkuar
Pas mbledhjes së Opozitës së Bashkuar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se kryeministri Edi Rama do të bjerë në gropën që mendoi se hapi për shqiptarët. Nga ana tjetër, ajo tha se shqiptarët e bashkuar janë përballë Ramës që është i vetmuar dhe i shkuar. ”Dua t’ju bëj të qartë atyre që sot mbi të gjitha cënuan integritetin e shtetit shqiptar që e çuan Shqipërinë drejt izolimit përfundimtar, dua t’ju bëj të qartë atyre që kemi bashkë të djathtën e bashkuar, të majtën e bashkuar, të gjithë shqiptarët e bashkuar përballë Edi Ramës së vetmuar dhe të shkuar”.
Prononcimi i plotë
Për të gjithë personazhet qesharakë dhe sakatë në mendimet e tyre, për t’ju bërë të qartë që vendimet e tyre sot në Parlament që cënojnë ligjshmërinë, që cënojnë integritetin e shtetit shqiptar që e çuan Shqipërinë drejt izolimit përfundimtar. Dua t’ju bëj të qartë atyre që sot mbi të gjitha cënuan integritetin e shtetit shqiptar që e çuan Shqipërinë drejt izolimit përfundimtar, dua t’ju bëj të qartë atyre që kemi bashkë të djathtën e bashkuar, të majtën e bashkuar, të gjithë shqiptarët e bashkuar përballë Edi Ramës së vetmuar dhe të shkuar. Kështu që gropën që Edi Rama mendoi se mund t’ia hapte shqiptarëve, ia hapi vetes së tij dhe të jeni të bindur që kjo gropë nuk ka për ta shpëtuar dot.
Do të jeni pjesë e Këshillit Politik znj. Kryemadhi?
Sigurisht që do të jemi pjesë e Këshillit Politik. Ai është një institucion i kërkuar nga BE për të krijuar mundësi dhe për t’i krijuar hapësira sa më shumë mundësi për të qenë pjesë e BE. Vendimet, që sot Edi Rama bashkë me viktimat e tij nuk bënë gjë tjetër veç se izoluan Shqipërinë dhe shqiptarët dhe ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që vendimi që Edi Rama ka bërë sot në parlament po ju a shqipëroj.
Nuk po ju a them me fjali të mëdhaja politike që vendimit të sotëm do t’iu a heqin të drejtën e lëvizjes së lirë shqiptare. Do të fillojnë të vazhdojnë bllokimin dhe izolimin e Shqipërisë. Do të rinisin radhët nëpër ambasada për të marrë viza. Do të bëhen shqiptarët viktima të trafikimit të vizave dhe nën emrin e covidit të famshëm do të vazhdojmë të jemi të izoluar ku asnjëri prej nesh nuk do të lëvizë.
Të gjitha vendet e tjera që janë vende të Bashkimit Europian lëvizin të lirshëm nëpër Europë. Vetëm Shqipëria dhe Serbia që drejtohet nga shoku i ngushtë i Edi Ramës, janë dy vendet në Ballkan të izoluara. Prandaj beteja jonë nuk është më betejë koalicioni, sepse beteja e koalicioneve është një betejë matematikore dhe e kam thënë që Edi Rama e ka mbyllur librin e aritmetikës në klasën e pare. Por ta dijë që me këtë që ka bërë ka fundosur veten e tij dhe në fakt i bëri një nder shumë të madh të djathtës së bashkuar, të majtës së bashkuar për të bashkuar të gjithë shqiptarët kundër Edi Ramës dhe po ju them në rastin më të mire, PS-së do të jetë me 40 deputetë, 100 deputetë janë deputetë të opozitës sot.
Çdo shqiptar lufton për të mbajtur fëmijën e tij me bukë. Sot çdo shqiptar lufton për të shkolluar fëmijën e tij dhe sot çdo shqiptar ndihet më shumë se çdo herë tjetër i izoluar dhe i kërcënuar. Po çahet guri nga urrejtja për Edi Ramën. Faleminderit!