“Do digjej Kuvendi”, Vasili: Bashkë me Bardhin pamë një grup personash…! Çfarë nuk negocion kurrë Meta

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, komentoi deklaratën e fortë të Presidentit Ilir Meta, i cili tha në Komisionin Hetimor se ka pas informacione që në protestën e opozitës më 8 qershor do të digjej Parlamenti.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24, Vasili tha se veprimi i Metës për të shfuqizuar 30 qershorin ishte një veprim i matur, pasi do të ndodhnin gjëra shumë të rënda. Vasili tha se ishte bashkë me Gazmend Bardhin, kur kishin parë një grup personash provokatorë, që nuk e dinin të kujt ishin.

“Meta është President deri në fund të mandatit. Kushtetuta thotë se nuk kanë çfarë të shkarkojnë, janë ata që duhen shkarkuar. Veprimi i Presidentit ishte shumë i matur. Bëhej fjalë për gjëra shumë të rënda, siç mund të ishte dhe djegia e Parlamentit. Isha bashkë me Bardhin, kur pamë një grup personash, që nuk e di të kujt ishin. Kishte provokatorë të shumtë. Ishte një klimë e tensionuar, sepse qeveria kishte qëllimin vetëm të bënte zgjedhje dhe t’ia linte fajin opozitës”, tha Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat e Metës në Komisionin Hetimor

Swiss Digital Mobile Reklama

Pashë një President që nuk ndryshon asgjë në funksion të Kushtetutës, me një gjuhë të përmbajtur, por edhe një njeri mbi palët. Edhe vetëofrimi i postit të Presidentit ishte një akt mjaft madhor. Parlamenti është një zorrë qorre e kryeministrit. Shumë mirë që opozita nuk është më pjesë e këtij Parlamenti.

Si e shihni 13 tetorin?
Nuk kam parë pyetje më budalle, se ajo e deputetëve në komision “çdo bëni ju me 13 tetorin?”. Çdo bëjnë këta me 13 tetorin, ata duhet të zgjedhin përfundimisht, sepse janë vendosur në kushtet e paligjshmërisë. Ne jemi shprehur qartë se për opozitën 13 tetori është datë e ligjshme zgjedhjesh. Këtu paligjshmëria është ulur këmbëkryq. Këta janë në një paligjshmëri, që i dërrmon fare si qeveri.

Si ju duk përgatitja e komisionit sot?
Kurioziteti nëse do shkonte apo jo Meta në komisioni ishte i trashë. Ilir Meta raportin me institucionet e ka të panegociueshëm, është kategorik. Kjo është cilësia më e vyer e një politikani shqiptar. Meta nuk bën pazar me principet, i nënshtrohet votës ose i bindet Kushtetutës. Nuk ka ndodhur kurrë për ne si LSI, të dalim kundër ligjeve të ngritura. Ai Parlament është një mjerim i vërtetë, sot u pa një nivel mediokriteti. Sot ne kemi vetëm një institucion, Presidencën, dhe kemi humbur gjithë shtetin. Në PS nuk kanë vdekur njerëzit e përgjegjshëm dhe që të mund të dallojnë këtë krizë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?