“Do doja të ishim në koalicion”, Doda: Ka nisur një kryqëzatë ndaj anëtarëve të PDIU nga PS
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda për Ora News ka treguar se forca që ajo përfaqëson do t’i qëndrojë marrëveshjes me PD.
Doda ka thënë se do kishte dashur që të ishte një koalicion zgjedhor i opozitës, teksa ka vijuar më tej duke akuzuar mazhorancës se po “përndjek” mbështetësit e PDIU.
Doda: Nga ana e PDIU nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë dyshim, ne kemi një marrëveshje ma PD dhe do i qëndrojmë asaj. E kemi nënshkruar që në 2018. Po të ishte në preferencat tona do të zgjidhnim që të ishim të gjithë në një koalicion. Secila parti ka bërë llogaritë e saj, ndoshta mendon se do të ishte më mirë më vete sepse maksimalizohet, ka më shumë kandidatë. Do ishte e pamundur të kishin kaq shumë kandidatë nëse do të ishte një listë. Të ishte në zgjedhjen time, sigurisht që do doja të ishim në një koalicion. Besoj se llogaritë e bëra nuk dalin keq as kështu. Vazhdoj të mendoj që në këtë vend do të kemi një rezultat surprizues. Nuk do të jetë rezultati që ne presim.
Shikoj dëshpërimin e njerëzve, mllefin dhe mbi të gjitha shikoj frikën e PS. Ka nisur një kryqëzatë ndaj anëtarëve dhe mbështetësve të PDIU që kur i gjejnë në foto, i kapin për t’i afruar në të çfarë duan ata, me qëllim që t’i heqin, sepse e dinë që janë mandate shtesë të opozitës këto.