Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 22:32 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime Biznesmeni nga Drenasi, Faton Seferi, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tyre kanë dalë pa lëndime nga një aksident i rëndë rrugor në Serbi. Ai…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Do e bëjmë zërin tonë të dëgjohet nga këtu e të buçasë në të gjitha rrugët e Shqipërisë”

Aktualitet E diel, 2 Gusht 2026 21:28
“Do e bëjmë zërin tonë të dëgjohet nga këtu e të buçasë në të gjitha rrugët e Shqipërisë”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Njëri pas tjetrit u ngjitën në foltoren e improvizuar të stacionimit të protestë protestës para Kryeministrisë, në të 64 ditë.
Një qytetar pjesëmarrës në protestën kundër qeverisë u ka bërë thirrje të hapur të gjithë shqiptarëve që t’u bashkohen tubimeve, duke paralajmëruar se vendimet politike që po merren sot do të kenë pasoja të rënda për të ardhmen e secilit.
Duke iu referuar debatit të ndjeshëm për reformën e re administrativo-territoriale, ai theksoi se reagimi dhe kundërshtimi nuk duhet të kufizohen vetëm te qytetarët e bashkive që rrezikojnë të shkrihen.
Në mënyrë të veçantë, protestuesi u ndal te punonjësit e administratës publike, të cilëve u kërkoi të kapërcejnë frikën dhe të ngrenë zërin për të ardhmen e familjeve të tyre.
Mesazhi i qytetarit gjatë protestës: “Suksesi ka një autor, por dështimi këtu në Shqipëri ka ngelur jetim. Pyetja pse vazhdon kjo protestë është se kush vendos dhe kujt i jepet llogari!
Sot protesta po ndodh këtu, dje ndodhi në Poliçan, por mos harroni se me këto bashki që po shkrihen apo me këto gjëra që po na ndodhin, nesër mund të jetë radha e pronës tuaj! Mos harroni, dilni dhe protestoni!
Kur kanë ndodhur protestat e mëdha, ato që kanë tundur themelet kanë ndodhur sepse pushteti nuk e justifikonte më veten e tij. Sot jemi njerëz të shtypur. Ju njerëz që punoni në administratë: dilni, sepse jeni ju që do të vuani nesër e pasnesër të ardhmen e fëmijëve tuaj!”

Mund t'ju interesojë

Për herë të parë një grua zgjidhet kryetare e degës së PD në Fier

Për herë të parë një grua zgjidhet kryetare e degës së PD në Fier

Para 4 orësh
Berisha për protestën: Studentët dhe qytetarët groposën në koshat e plehrave dekretet diktatoriale të Ramës

Berisha për protestën: Studentët dhe qytetarët groposën në koshat e plehrave dekretet d...

Para 5 orësh
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

Para 5 orësh

Vijojnë fjalimet përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 64-të të protestës kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij. Mes protestuesve të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zëri i diasporës vazhdon të jetë mjaft i pranishëm.
Një e re e ardhur nga Italia ka marrë fjalën nga foltorja, duke treguar se ka zgjedhur ta nisë periudhën e saj të pushimeve direkt në shesh, në mbështetje të kërkesave të qytetarëve.
“Vij nga Firencja, nga diaspora e Italisë. Sot është dita ime e parë e pushimeve dhe ku ka vend më të bukur për t’i kaluar se këtu, me këta njerëz të bukur?! Éshtë turp që në vitin 2026 të jemi në këto kushte, por Edi Rama nuk e njeh turpin”, u shpreh ajo.
Gjatë radhës së fjalimeve, një nga të rinjtë pjesëmarrës ka mbajtur një fjalim të fuqishëm ku ka denoncuar diferencat e mëdha sociale dhe përçarjen politike që, sipas tij, po u bëhet qytetarëve nga e gjithë kasta e vjetër politike.
Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, i riu u bëri thirrje shqiptarëve që të tejkalojnë ndarjet partiake mes të majtës e të djathtës dhe të bashkohen kundër pushtetarëve që kanë abuzuar me vendin.
“Deputetët analfabetë do të marrin shuma marramendëse kur të dalin në pension, ndërsa të moshuarit tanë marrin nga 10 mijë lekë të reja. Ky është standardi që ka përçarë Shqipërinë!
Përçarja që shoh në Shqipëri nuk është më mes të majtëve dhe të djathtëve, por mes pushtetarëve dhe qytetarëve. Ata pikërisht këtë kanë si qëllim: ndërkohë që ne zihemi majtas e djathtas, ne nuk kemi guximin të shohim ata lart direkt në sy. Ndërkohë që harxhojmë kohën duke u zënë bashkë, nuk fokusohemi te problemi real që janë pushtetarët sot në parlament.
Kjo është taktika e tyre: përçarja dhe sundimi. Është që të na mbajnë të shtypur, por shqiptarët nuk e pranojnë më këtë! Nuk e pranojmë më që të etiketojmë njëri-tjetrin, shqiptarët janë zgjuar tashmë dhe janë bashkuar. Ky unitet, ky bashkim i kërcënon politikanët, sepse në momentin që ne bashkohemi dhe u tregojmë atyre vendin, u kërcënojmë milionat dhe pushtetin e tyre!
Shqiptarë, është koha që të mos mbajmë më krah partiak, por të mbajmë krahun e njëri-tjetrit! Do e shohim pushtetin në sy e do i themi që e ka gabim dhe nuk na dridhet syri. Do e bëjmë zërin tonë të dëgjohet nga këtu e të buçasë në të gjitha rrugët e Shqipërisë.
Është një strategji e vjetër: përça e sundo! Por, o shqiptarë, ne kemi qëndisur një mesazh për ata pushtetarë që mendojnë se do të na sundojnë: Ju nuk na sundoni dot! Nuk na përfaqësoni! Asnjë prej tyre nuk na përfaqëson, as Edi Rama, as Sali Berisha! Ne si shqiptarë do të përfaqësojmë njëri-tjetrin!
Sado spraj piperi e ujë me presion të na hidhni, e sado të na ofendoni, nuk do të ikim që këtu. Përkundrazi, i jepni më shumë zjarr këtij zjarri që ka nisur këtu në shesh”, tha ai.
Të mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj mazhorancës dhe vendimmarrjeve të fundit të institucioneve të drejtësisë, duke përdorur me doza të forta humori dhe satire politike.
Pankarta që tërhoqi vëmendjen më të madhe të pranishmëve dhe mediave mbante një mbishkrim të drejtpërdrejtë për zhvillimet e fundit në vend:
“Ne thamë arresto Ballukun, jo liro Ilir Beqajn!”
Mesazhe të tilla simbolizojnë mllefin e qytetarëve ndaj asaj që ata e konsiderojnë si një standard të dyfishtë të drejtësisë dhe mungesë llogariadhënieje nga ana e kabinetit qeveritar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 3 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re
Para 3 orësh

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit
Para 3 orësh

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe...

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin
Para 4 orësh

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

Më të lexuarat

1 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 8 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

2 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 18 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

3 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 3 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

4 Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet
Para 6 orësh

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.