Ministria e Energjitikës: “Do ketë ndërprerje të shkurtra të dritave”

“Do ketë ndërprerje të shkurtra të dritave”,
Për shkak të mbi ngarkesës së rrjetit, sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, megjithatë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka siguruar qytetarët se problemi do të zgjidhet menjëherë për shkak se grupet janë në gatishmëri.

“Gjatë festave mund të ketë ndërprerje të vogla por do zgjidhen menjëherë se të gjitha grupet janë në gatishmëri”, tha ajo.

Të njëjtën garanci ka dhënë edhe drejtori i OSHEE-së, Ardjen Çela.

“Garantoj shqiptarët se festat e fundi vitit punonjësit e OSHEE janë në gatishmëri”, u shpreh ai.

Duke folur për atë se çfarë duhet të presim nga 2022, Balluku dhe Çela thanë se investimet do të jenë fokusi kryesor.

“Shtohet një nënstacion i rëndësishëm. Në kombinat ka dhënë një impakt të rëndësishëm. Humbjet për abonentët në atë nënstacion i kemi në 4% pra për tu marrë shembull. Investimet do jenë prioritet i OSHEE”, tha Balluku.

“Kemi nivel arkitimesh në 95%. Rezultatet e investimeve që kemi bërë ndër vite kanë nisur të duken dhe vitin e ardhshëm do dukem më shumë Këtë vit kemi ulur ndjeshëm ndërprerjen e energjisë elektrike Ndër investimet që do japin rezultate në 6 mujorin e parë është instalimi i matësve smart. Në Shkodër e në Durrës në kabina do vëmë matësa smart që do na njoftojnë në kohë reale konsumin e energjisë. Presim përmirësim në nivelin 70% të humbjeve të energjisë. Kjo do implementoihet në të gjithë vendin përgjatë 4 viteve”, përfundoi Çela.

Ndalur te kriza energjitike që preku jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin, Balluku u tregua optimiste dhe tha me sigurisë se “do ia dalim”.

“Sot ka çmime të paperceptueshëm të blerjes së energjisë. Ne po mundohemi të kemi sa më shumë prodhim vendas dhe ti drejtohemi sa më pak tregut të huaj. Askush nuk ka qenë i përgatitur për t’u përballur me këtë çmime. Ne jemi të sigurt që do t’ia dalim”, përfundoi ministrja.

SHKARKO APP