Do ta thyejë urdhër arrestin? Berisha: Mosbindja civile ka nisur nga unë
I ftuar sonte në ”Top Story” të Grida Dumës, kreu i PD-së Sali Berisha tha se mosbindja civile nisi nga vetë ai.
”Ajo mosbindje civile ka nisur nga unë, duke lënë modestinë mënjanë dhe si koncept dhe si ide është mbrojtur në mënyrë të fuqishme si kundër është zbërthyer.
Të ftosh të tjerë për mosbindje civile së pari duhet t’i bindësh ata se motivi qëndron plotësisht, se kauza që mbron është e drejtë dhe ajo ça unë jam përpjekur me mundësitë e mia shqiptarët është se kemi të bëjmë me një narko diktaturë.
Gjëra që ti thua shpjegon apo mbron nuk zënë menjëherë fole në mendje dhe ndërgjegjen e të tjerëve kur unë kam informuar shqiptarët dhe vijoj të paraqes se Shqipëria ndodhet në formën më të keqe”,-tha Berisha.