Do të kërkojë nga Trump që ti heqë ”non-gratën” në SHBA? Berisha: Shikojmë një Amerikë të vlerave

Sali Berisha në një lidhje online në ”Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania”, komentoi fitoren e republikanit Donald Trump. I pyetur nëse me fitoren e Trump do hiqet nga SHBA ”non-grata”, Berisha tha se’me fitoren e Trump ne do të shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë si ajo e Ramës.

”Shpresa është tjetërkund. Do shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë të Dumanëve, të Edi Ramës që mbështet narko shtetin. Një nga aktet më të rënda në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve është korruptimi i McGonigal nga Edi Rama. një ditë para gjyqit në Shqipëri vinte sekretari i Shtetit dhe u thoshte shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer ndërkohë që të nesërmen kishte gjyqin në Washington. Pati një devijim madhor nga vlerat universale që popujt dhe njerëzit e lirë ndajnë me njëri tjetrin”,-tha Berisha.

I pyetur nga analisti Arion Sulo nëse pret që të hiqet masa “non grata” ndaj tij, ish-kryeministri Berisha tha: ”Unë do e prisja nga cilido që do zgjidhej, pasi ky ishte një grusht shteti. Në doktrinën politike ajo që u bë ndaj opozitës shqiptare ishte grusht shteti brenda shtetit në një vend partner”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?