Do të rikthehet në politikë? Avokati Spartak Ngjela: E kam një skemë

Avokati Spartak Ngjela, për herë të parë flet për një rikthim në politikë, me partinë “Ligj dhe Drejtësi”. Për sa i përket skemës që pretendon të përdorë, ai preferoi të mos tregojë më shumë detaje.

Juli Xhokaxhi: Ju keni një parti politike “Ligj dhe Drejtësi”. E keni menduar rikthimin fuqishëm me aktivitet të plotë në politikë?

Spartak Ngjela: Do të shohim. Unë e kam vetëm parti të deklaruar, si parti elektorale. Nuk e kam aktive gjatë gjithë kohës. Të shkojmë.

Juli Xhokaxhi: Çfarë të bind dhe nuk të bind për këtë pjesë për shembull? Për këtë që ndodhi.

Spartak Ngjela: Ka shumë gjëra që njeriu nuk mund t’i thotë dot, sepse nuk mund të jetë i bindur për vërtetësinë. Kam një optikë që më thotë se nuk mund t’i pranosh shumë prej tyre. Mund të jem unë i gabuar, më kupton. Kam lirinë time.

Juli Xhokaxhi: Po, por një situatë e amullt siç është kjo në politikën shqiptare mund të shfrytëzohet nga palët e tjera? Nga ju përshembull ose palët e tjera.

Spartak Ngjela: Nuk është se nuk kam një skemë, por të shohim nëse do ta realizojmë ose jo.

Juli Xhokaxhi: Në vitin 2025?

Spartak Ngjela: Po.

SHKARKO APP