Doda: Citimi i vargjeve të Kuranit nga politikanët, tallje

Deputetja e PDIU, Mesila Doda ka kritikuar përdorimin e vargjeve të Kuranit për urime nga ana e politikanëve shqiptare. Ajo shprehet se kjo sjellje është e pavende dhe tallje me festën e myslimanëve.

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha sot në festimet e Bajramit uruan besimtarët me vargje nga libri i shenjtë i myslimanëve.

Postimi i plotë i Mesila Dodës në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky citimi i vargjeve te Kuranit sipas interesit te sejcilit lider politik, dhe dhenja e mesazheve politike sipas midesë se sejcilit kokoroç, me duket krejt e pavend dhe tallja me e madhe qe dikush mund te beje ne raste festash. E vetmja gje qe “politikanet e medhenj” mund dhe duhet te bejne ne keto raste eshte te mesojne pervujterine, te festojne e te gezojne ne respekt te besimit te tyre apo te tjetrit dhe ti lene njerzit te qete te pakten ne dite festash. E neveritshme nga te gjitha palet, perdorimi i diteve te festave per te sulmuar kundërshtarin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/mesila71/posts/10154247777815690?notif_t=notify_me&notif_id=1467732289218440

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?