Doda i kthehet Ramës: Tregove se je i sëmurë psiqik. Shpërndave tokë, det dhe porte për 5 oligarkë
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke thënë se sot Rama tregoi se është i sëmurë psiqik. Nga ana tjetër, ajo shkruan se kreu i qeverisë është përgjegjësi dhe kundërshtari ndaj dhe shton se ndëshkimi i drejtësisë së çliruar do ta çojë aty ku e meriton. ”Përballë nesh je vetëm ti, që shpërndave si në mall të babës tokë e det, porte dhe aeroporte për 5 oligarkë, ti që buxhetin e shqiptarëve e shkërrmoqe me klientët e tu ditën më të zezë të shqiptarëve e kur kishin nevoje më shumë se kurrë për ndihmë”,-shkruan Doda në facebook.
Postimi i plotë
Kungull mos të mbiftë fara, kudo shkoj më del përpara. Përroi psiqik rrodhi edhe sot, o kungull, kryeministri që ka 8 vite në pushtet, del në fushatë me bilanc, jo duke sharë gratë e burrat që ka përballë. Gjithsësi ke një gabim konceptual që ti as që arrin ta kuptosh i sakatuar psiqikisht siç je ne nuk kemi perballe as Pandin, as Mimin, as Fatmir Xhafen, madje madje as Gramozin.
Perballe nesh je ti, me psiqiken tende te semure qe kujton se te sillesh si lac i lagjes mbulon paaftesine tende si kryeminister. Perballe nesh je vetem ti qe shite toke e det e qe arrite te perzesh keto 8 vite gjysem milioni shqiptare.
Perballe nesh je vetem ti, qe shperndave si ne mall te babes toke e det, porte dhe aeroporte per 5 oligarke, ti qe buxhetin e shqiptareve e shkerrmoqe me klientet e tu diten me te zeze te shqiptarve e kur kishin nevoje me shume se kurre per ndihme.
Perballe nesh je vetem ti, qe shkaterrove çdo shtylle te sistemit demokratik, i le shqiptaret te vdesin mes pandemise pa ndihme. Ti dhe vetem Ti, je pergjegjesi dhe kundershtari yne ndaj deri me fund do na kesh perballe, derisa ndeshkimi i drejtesise se çliruar do te te coje aty ku e meriton.