Doda: Lista e PS-së e Durrësit është e mbushur me kriminelë, populli nuk vihet nën thundrën e një bande
Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kandidatja për deputete , Mesila Doda u shpreh se lista e PS-së e Durrësit është e mbushur me kriminelë, janë njerëz që i njohim të gjithë.
Doda: Lista e PS-së e Durrësit është e mbushur me kriminelë, janë njerëz që i njohim të gjithë. Por unë vazhdoj të mendoj se një popull nuk mund të vihet nën thundrën e një bande, sepse ne kemi rrëzuar një diktaturë.
I gjithë pushteti dhe pasuria ekonomike është kapur nga një dorë. Nuk shtyhen 8 vite me 50 mijë lekë që merret për një votë. Njerëzit heshtin sepse janë të kërcënuar nga vendi i punës dhe ndihma ekonomike. PS-ja shpërndarë ndihma ekonomike për vota. Votën do ta mbrojmë.
Shitja e votës
E ftuar në “Tempora” në RTV Ora, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU dhe kandidatja numër 12 në listën e PD në Tiranë, Mesila Doda teksa komentoi situatën parazgjedhore në vend, pati një mesazh si për ata që shesin votën.
Para se të marrin 50 euroshin apo 50 mijë lekëshin, Doda i ftoi të kujtojnë poshtërimin e qeverisë gjatë këtyre 8 viteve.
Mesila Doda: Një popull mund të dorëzohet para së keqes apo jo? Kjo është në fakt pyetja. Kjo është pyetja që duhet të na shqetësojë të gjithëve në këtë fushatë elektorale. Pra e blejnë votën dhe kush e shet votën. Në fund fare, kur shkojnë te kutia e votimit, vota është e fshehtë. Dhe ai që shet votën dhe kujton se me atë 50 euro apo me atë 50 mijë lekë që do të marrë për atë voteë nuk do të shkojë më shumë se 15 ditë apo një muaj. Duhet të kujtojë 8 vite poshtërim që i janë bërë. Edhe mënyra si e trajtojnë ditën e fundit është mënyra poshtëruese.
Çfarë kanë bërë? Ka një arrogancë të shtrirë në 8 vite. Ka një varfëri të skajshme. Ne po e prekim gjatë fushatës elektorale. Shohim skena, shohim vende që mendonim se nuk ekzistonin, por ekzistojnë në mes të Tiranës. Këta njerëz ka një motivim shumë të madh, janë fëmijët e tyre. Në qoftë se jeta e fëmijëve të tyre nuk i bën të çohen dhe të mendojnë se duhet ta ndryshojnë dhe që duhet ta ndryshojnë…
Denoncimi i Dodës
Kandidatja për deputete nga ana e opozitës së bashkuar, Mesila Doda, publikoi në emisionin “Tempora” në RTV Ora një tjetër rast se eksponentë të PS po shpërndajnë ushqime tek njerëzit në nevojë në këmbim të votës më 25 Prill.
Sipas saj, bëhet fjalë për një punonjës të sistemit shëndetësor në vend dhe që punon për fushatën e ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Këtë zarfin në fakt kaloi pak më parë se unë doja t’ua tregoja. Janë disa foto që më kanë ardhur nga persona që më shkruajnë vazhdimisht. Këtu kemi një prej, duket pak se është e turbullt, do ta botoj edhe në faqen time, një person që po ndan ndihma dhe po ja jep kësaj zonjës. Personi quhet Roland Rrapja dhe është punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor dhe punon për zonjën Ogerta Manastirliu dhe shpërndan te zona që mbulon zonja Manastirliu. Ky po shpërndan ushqime me qëllime elektorale. Është edhe targa e makinës.
Po bëhen të gjitha denoncimet për personin në fjalë i cili tenton të ndryshojë vullnetin e njerëzve për interes të shefes”, tha ndër të tjera Doda.