Doda: Propozimet e Avokatit të Popullit për homoseksualët, atentat ndaj familjes

“Ndoqa me shqetësim propozimet dhe deklaratën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani, i cili kërkon të fusë bashkëjetesën gay në kodin e familjes si edhe përkufizime të reja të identitetit gjinor. Pa asnjë mëdyshje a hezitim, deklaroj se kjo marrëzi është atentat i pastër kundër vlerave të familjes dhe kundër modelit që Zoti krijoi mbi tokë dhe që shoqëria dhe institucionet kanë detyrë ta ruajnë dhe ta promovojnë, që konsiston në modelin e bashkimit burrë dhe grua dhe gjithë brezave që rrjedhin prej tyre”, ka shkruar Doda.

Ajo shton se një strategji e tillë, nuk është e pamenduar, por rrjedhojë e një lobimi të fuqishëm politik pro-gay egzistues për fat të keq në gjithë institucionet politike dhe vendimmarrëse, shqiptare dhe europiane.

“Që askush të mos mundohet të krijojë insinuata të kota, nuk kam asnjë ndjenjë negative a urrejtje nga LGBT, por besoj fort se modeli që shoqëria jonë duhet të mbështesë është modeli i familjes dhe i bashkimit burrë-grua, si modeli i vetëm që siguron të ardhmen e shoqërise njerëzore”, ka thënë deputetja e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Doda ndërkohë i ka kërkuar Avokatit të Popullit të merret me shqetësimet e qindra familjeve që sipas saj po vuajnë nga arbitrariteti i një shteti të dhunshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndërkohë i kërkoj avokatit të LGBT që të merret seriozisht me shqetësimet për mbijetesë që kanë ato qindra mijëra familje shqiptare që po vuajnë nga arbitrariteti i një shteti të dhunshëm dhe policor, të interesohet për të drejtën e jetës dhe të dinjitetit njeërzor që po nëpërkëmbet çdo ditë përpara syve të Totozanit", shkruan ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?