FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dokle thumba qeverisë: Qytetarët meritojnë më shumë nga ju që u votojnë

Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka postuar sot disa fotografi në faqen e tij në Facebook dhe kritikon qeverinë për mosmarrjen e masave për pastrimin e rrugëve nga bora. Sipas tij në fshatin Borje të Kukësit, vendlindja e deputetit, banorët kanë dalë dhe po e hapin vetë rrugën. Dokle thotë se banorët e këtyre zonave, që shpëtuan edhe disa elektricistë nga vdekja pak ditë më parë, meritojnë më shumë nga qeveria që votojnë.

Statusi i Dokles

BORJANET i DALIN ZOT VETES… Ne kete dimer te acarte, bashkefshataret e mi ne Borje te Kukesit, i dolen zot vetes. Nuk e kane duruar kurre dhe nuk e pranojne izolimin, ngado qe te kete ardhur ai! Para dy ditesh, burrat e ketij fshati u ngriten te gjithe dhe shpetuan nje grup elektricistesh te rrethuar nga “vdekja e bardhe”. E kane bere kete akt human dhjetra here, kurdo qe dikush eshte perballur me te keqen dhe ka patur nevoje per ndihme. Shikojini keto foto…Vete hapin rruget per te shkuar te njeri-tjetri dhe pastaj, te gjithe bashke, hapin rrugen drejt Prizrenit.( Kukesi eshte “larg” dhe me rruge te bllokuara, nderkohe qe Kosova i ka hapur te gjitha rruget e Gores!) Por bashkefshataret e mi te mire nuk harrojne te hapin edhe “rreshqitsen” per femije (luzgallo e quajne ata) dhe madje te bejne edhe ndonje foto artistike nga ky dimer. E duan jeten me gjithecka qe ajo u ofron! E pra, keta njerez te mire, qe e fitojne jeten me duart dhe shpirtin e tyre te paepur, meritojne shume me teper nga qeveria qe votojne!!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama
kukes-1

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?