Dokumentet/Berisha: Ja si vjedh Rama me Sadri Abazin!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetin Sadri Abazi se përfton me bizneset e tij para nga buxheti i shtetit.
Më poshtë postimi i plotë i Berishë s në Facebook:
“Sadri Abazi merr 55.000 euro qera nga Cela i Rames. Posta i paguan atij 2 here me shtrenjte se sa ne Bllok qerane e metrit katror tek Treni!
Te dashur miq, dokumentat e meposhtme provojne se si Sadri Abazi vjel qera 4600 euro ne muaj dhe 55.000 ne vit para te taksapaguesve nga Posta Shqiptare!
Felliqesia e ketij akti kriminal te Sadriut dhe Edvin Rames qendron ne sa vijon:
1- Deputeti shkel Kushtetuten dhe merr para publike.
2- Lidhet kontrata dhe Sadriut i paguhet qeraja per meter katror ne apartament tek Treni, me vlere sa dyfishi i çmimit qe kushton kjo siperfaqe apartamenti te Blloku
3- Ne pranveren e 2014 (kur u lidh kontrata) objekti i paligjshem ishte ende duke u ndertuar dhe kontrata lidhet qe do fillonte kur objekti te perfundonte me 31.05.2014!!!
Edi Rama burgoste qytetaret per nje çati te ndertuar pa leje nderkohe qe Sadriu po ndertonte pallatin e 5-te te paligjshem dhe po lidhte kontrate me Celen e Rames, qe vilte nga 4600 euro ne muaj per siperfaqe apartamenti ende pa perfunduar! Sb”.
KOHA JONË SONDAZH

