Dokumenti/ Bashkia Shkodër ka 1 miliard lekë detyrime të pavjelura

Ka vite që në Bashkinë Shkodër flitet për mungesë fondesh, mungesa të cilat detyrimisht janë përkthyer në mungesë investimesh për bashkinë më të madhe në veri të vendit, por asnjëherë nuk është folur për të ardhura që ky institucion mund t’i kishte shtuar në arkën e të ardhurave.

Eetimes ka siguruar një dokument që flet për qartë për një “gropë” të madhe të të ardhurave të veta të bashkisë Shkodër nga mos vjelja e detyrimeve ndër vite.

Në bazë të shkresës, Bashkisë Shkodër, i mungojnë mbi 1 miliard lekë kjo e përllogaritur nga viti 2006-2022, për detyrime të papaguara ndaj Bashkisë Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një shifër e konsiderueshme që flet qartë edhe për mungesën e vëmendjes nga ky institucion për të mbledhur të ardhurat e veta të cilat përktheheh në investime për qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mos vjelja e gjobave të IMT, është zëri më shumën më të madhe në “gropën” e të ardhurave nga bashkia e Shkodrës me 453,707,472 lekë, e cila pasohet më pas me detyrimet në infrastrukturë 254,935,580, për të vijuar me Tarifë pastrami 128,540,569 lekë dhe Sekuestrime me 183,640,028 lekë.

1 Miliard lekë, apo 10 Miliard lekë të vjetra, e perkthyer ne investime sa 6 kontrata te rruges se Dukagjinit. Shifer kjo që Shkodrës do t’i kishin bërë punë për shumë nevoja që ky qytet apo njësitë administrative kanë dhe përballë tezës së mungesës së parave duket se është hendeku më i madh i krijuar gjatë drejtimit të Bashkisë Shkodër në vite!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?