Dokumenti – “Favorizoi Lul Berishën” – Ja kërkesa e PD-së për shkarkimin e Dakos 

Zbardhet kërkesa e këshilltarëve dhe deputetëve demokratë të Bashkisë së Durrësit drejtuar kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e menjëhershëm të Vangjush Dakos, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Kërkesa u dorëzua sot në Kryeministri nga deputeti Oerd Bylykbashi.

Në shkresën e siguruar nga Ora News, thuhet se justifikimi i kreut të bashkisë Dako sipas të cilit bëhet fjalë për punë vullnetare të Lulzim Berishës në Bashki është i pambështetur ligjërisht.

“Një i dënuar mund të detyrohet të punojë pa pagesë vetëm në rastin e një vendimi gjyqësor.Mirëpo ky nuk është rasti i të dënuarit Lulzim Berisha, i cili kishte aplikuar për lirim me kusht dhe ku garancia e punësimit të tij nga Dako ka shërbyer si argument për të konkluduar se i dënuari do të jetë në gjendje të ketë një punësim të siguruar që garanton rehabilitimin” argumenton PD.

Përsa më sipër, PD vlerëson se kryetari i Bashkisë së Durrësit ka kryer një shkelje të rëndë të ligjit për shkak se ka lëshuar vërtetim për punësim pa u mbështetur në asnjë ligj në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Demokratët kërkojnë shkarkimin e mënjëhershëm të Dakos, duke theksuar se “veprimet e kryetarit të Bashkisë kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme një të dënuar të njohur botërisht si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe anëtar i krimit të organizuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

shkarkimi-dako-logoooooshkarkimi-dako-2-log

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?