“Dokumenti i Venecias ndërhyn në kompetencat e OSBE/ODIHR për zgjedhjet”

Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot argumentet ligjore dhe Kushtetuese lidhur me “Projekt-Opinionin” e Komisionit të Venecias për anulimin e 30 qershorit. Në letrën publike drejtuar Presidentit të Komisionit të Venecias, Giani Buquicchio, Presidenti shpjegon se përse disa pika të dokumentit të ekspertëve janë kontradiktore dhe tejkalojnë misionin këshillimor të këtij institucioni.

Lidhur me vlerësimin për zgjedhjet në dokumentin e Venecias, Presidenti shprehet se ekspertët kundërshtojnë vlerësimin e OSBE/ODIHR për 30 qershorin. “Ekspertët kanë tejkaluar objektin e punës së tyre duke ndërhyrë në kompetencat dhe vlerësimin e OSBE/ODHIR, institucioni më i lartë i autorizuar për monitorimin dhe trajtimin e çështjeve zgjedhore. Në analizën dhe konkluzionet e ekspertëve nuk gjejnë vend/referim asnjë prej gjetjeve dhe konkluzioneve të 3 (tre) Raporteve të OSBE/ODIHR. Këto raporte janë hartuar prej misionit vëzhgues që ka monitoruar Shqipërinë për 3 muaj para, gjatë, dhe pas procesit të votimit të 30 qershorit, dhe ku kanë marrë pjesë mbi 200 vëzhgues. Projekt-opinioni i Komisionit të Venecias dhe Raportet e OSBE/ODIHR sfidojnë gjetjet dhe konkluzionet e njëri-tjetrit”,- thuhet në letrën e kreut të shtetit.

Në letrën e tij, Presidentit shprehet se projekt -opinion rindezi polarizimin politik, në kohën që pritej që palët në Shqipëri të shkon drejt dialogut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky projekt -opinion rindezi polarizimin politik pikërisht kur palët rivendosën një urë dialogu”,- shprehet kreu i shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti shprehet se pyetjet e drejtuara nga Kuvendi për Komisionin e Venecias kanë qenë një kurth për këtë komision. “Kuvendi i Shqipërisë edhe pse në dukje ka adresuar 8 (tetë) pyetje me natyrë ligjore dhe kushtetuese për Komisionin e Venecias, është i interesuar vetëm për përdorimin e tij politik duke ngritur një kurth të pamerituar për Komisonin e Venecias. Të gjithë anëtarët e Komisonit Hetimor kanë votuar përmes Rezolutës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit që në datën 13 qershor 2019, ndaj kjo tregon se komisioni ka nisur veprimtarinë me një përfundim të marrë paraprakisht. Mazhoranca e përdori menjëherë projekt-opinionin për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga Raporti i OSBE/ODIHR, kushtet e vendosura për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kriza e brendshme politike, dhe përpjekjet e pasuksesshme për të legjitimuar votimet e paligjshme të 30 qershorit”,- shprehet Presidenti në letrën e tij.

Kreu i shtetit vë në dukje dhe faktin se dokumenti u nxor nga PS për konsum mediatik ende pa u zyrtarizuar, për ta përdorur më pas për qëllime politike.

“Ende pa arritur në duart e palëve projekt-opinioni, eksponentë të mazhorancës dhe mediat pranë saj shpërndanë urgjentisht lajmet se, citojmë: “Presidenti ka shkelur Kushtetutën” dhe “Venecia shkarkon Presidentin” duke krijuar kaos dhe ndasi në opinionin publik dhe mbi të gjitha duke shtuar pasiguritë për zgjidhjen e krizës së rëndë që vazhdon në Shqipëri. Ky projekt-opinion nuk është trajtuar dhe as pritet të trajtohet juridikisht nga Kuvendi, por vetëm politikisht, pasi ky ishte edhe qëllimi fillestar dhe i vetëm i të gjithë procesit. Kujtojmë se Kuvendi aktualisht ka vetëm 122 deputetë, nga 140 deputetë që duhet të ketë sipas Kushtetutës. Plotësimi i vendeve pamundësohet për shkak të dorëheqjeve në bllok të 182 deputetëve dhe kandidatëve për deputetë të Partive opozitare parlamentare”,- thuhet në letrën e Presidentit Ilir Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?