Doli në krah të Bashës, avokati Ngjela: Do jap kontributin tim tek e djathta! S’ka bashkim me Rithemelimin

Spartak Ngjela është në një aleancë me parti të djathta të drejtuar nga Lulzim Basha, dhe thotë se bashkimi i tyre erdhi pasi SHBA nuk po pranonte liderin e vjetër e shpallur ”non-grata”. Spartak Ngjela tha se u bashkua që të japë kontributin e tij për të djathtën.

”E djathta nuk po merrej vesh se çfarë marrëdhënie kishte me Uashigtonin pasi liderin e vjetër Uashingtoni nuk e pranon. Shkova te Basha të jap kontributin tim për të djathtën. E kam marrë përsipër që bashkë të bëjmë një strukturë juridike për bashkimin, të dalë edhe programi i bashkimit. Si do të operojë ky formacion. Do të ketë një lidership. Të gjitha bashkë me iniciativën e Bashës. Ka 10 deputetë Basha. Gjithçka do të shikohet nga raporti ynë me elektoratin. Basha bëri ofertën dhe unë e pranova”,-tha Ngjela në ”Report TV”.

I pyetur nëse do të jenë forcë fituese ne zgjedhjet e 2025, Ngjela tha se do të duhet një program. Ngjela shtoi se PD sot është shumë larg pushtetit pasi në sondazhe del më 18%. Me Rithemelimin nuk ka bashkim, thekson avokati Spartak Ngjela, pasi ato janë forcë ”non-grata”. Po ashtu avokati thotë se Partia Socialiste është parti e parë e se është e vështirë të rrëzohet kollaj.

SHKARKO APP