Dom Gjergj Meta: Absurd arrestimi i Xhulias. Vajza duhet të lirohet menjëherë

Dom Gjergj Meta ka reaguar lidhur me arrestimin e Xhuljana Aliajt, vajza nga Durrësi që u ndalua nga anti-terrori për shkak të një postimi në Facebook.

Sipas klerikut katolik, arrestimi i Xhuljas ishte i nxituar.
Dom Gjergj Meta thotë se në një vend demokratik, një arrest i tillë do të ishte absurd. “Arrestimi i vajzës nga Durrësi, Xhulia Aliaj, më duket një veprim i nxituar nga ana e policisë dhe i shproporcionuar në krahasim me një status në Facebook. Një arrestim i tillë do të ishte absurd në çdo vend demokratik. Jam i bindur se vajza duhet të lirohet menjëherë”, shkruan Dom Gjergj Meta në reagimin e tij.

Ja statusi i studentes në facebook për të cilën u arrestua se përhapi “panik”!

SHKARKO APP