Dom Gjergj Meta: Secilit i uroj atë çka mund të jetë më e mirë për të sot, sidomos paqen e zemrës!

Postimi i Dom Gjergj Metës:

Të dashur miq e jo miq,

Kushdo që lexon këto rreshta,

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të doja t’ju uroja një të djelë të bukur sikurse bëj shpesh, por nuk më bëhet, sidomos kur mendoj familjen e shuar dy ditë më parë dhe katër të vrarët mbrëmë në Velipojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Atëherë po i them:

Kush martohet sot u gëzoftë!

Kush lind sot, pastë jetën e gjatë!

Kush po pushon, pushoftë i qetë!

Kush po punon, ia bekoftë Zoti djersën!

Kush po hidhërohet, ia ngushëlloftë Zoti zemrën!

Kush po vuan, paftë dritë sa më shpejt në fund të tunelit!

Kush ka humbur të afërmit, mos paftë më keq me sy!

Kush po lutet, iu dëgjoftë lutja!

Secilit i uroj atë çka mund të jetë më e mirë për të sot, sidomos paqen e zemrës!

+ D. Gjergji

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?