Donacionet, Vasili: SHBA do të krijojnë institucione që paratë të shkojnë te shqiptarët

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në fjalën e mbajtur në takimin e zhvilluar këtë të martë në Durrës me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë qytet, u shpreh se dje SHBA akorduan 5 milionë dollarë për të ngritur një institucion “Akademia e transparencës dhe llogaridhënies” për të kontrolluar sesi do menaxhohen paratë që donatorë të ndryshëm po japin sepse e dinë që kanë një kryeministër kusarë përpara vetes.

“Shqipëria u përball me një fatkeqësi e cila nxorri në pah, një qeveri që pati paturpësiën të mos dëgjoj, pati një Kryeministër të marrë si asnjë herë në historinë e këtij vendi. Nuk besoj të shikojë më kurrë Shqipëria një të tillë që u tallën e përçuan edhe fatkeqësitë natyrore. E dinë gjithë shqiptarët që u paralajmëruan të kishin vëmendje nga Presidenti i Republikës z.Ilir Meta dhe u tallën edhe me këtë gjë. U tallën dhe në 21 shtator edhe në 26 nëntor dhe pasojat qenë ato që qenë. U tallën sepse janë një bandë që kanë vetëm një qëllim, të rrëmbejnë para, të zhvasë nga të gjitha anët.  Çfarë ndodhi dje? Dje sigurisht një botë e qytetëruar, mike e Shqipërisë siç ka qenë gjithmonë tregoi gatishmëri dhe sigurisht jemi mirënjohës, pafund jemi mirënjohës, për një ndihmë të madhe të rëndësishme që i dhanë Shqipërisë. Por çfarë thanë tjetër dje. Këtë që bëjnë sikur harrojnë mediat, bëjnë sikur harron kryeministrit që thotë unë do flasë si Liverpuli thotë se për të populli është si ndeshje futbolli. Dje SHBA akorduan 5 milionë dollarë për të ngritur një institucion “Akademia e transparencës dhe llogaridhënies” për të kontrolluar sesi do menaxhohen paratë që donatorë të ndryshëm po japin.  Por cili është shkaku? E dinë që kanë një kryeministër kusarë përpara vetes. Ndaj dhe ndihma e tyre është një ndihmë për shquptarët. Po të ishte për kryeministrin nuk do ishin 5 milionë dollarë për të vigjiluar këtë kryeministër kusar. Në të kundërt në çdo vend i cili ka fatkeqësi dhe ndihmohet me fonde kanë institucionet e tyre vendet për të kontrolluar se ku shkon leku më i fundit dhe bëjnë punët e tyre. Po meqë ky i ka rrëmbyer  të gjitha institucionet do ti fusë në grusht në mënyre që mos të dalin të vërtetat në shesh, atëherë Amerika detyrohet të ngrejë një institucione për të ruajtur që paratë të shkojnë të shqiptarët mos t’i rrëmbejë ky”, deklaroi Vasili.

SHKARKO APP