Donald Lu: Mos pini alkool dhe mos luani kumar gjatë detyrës
Policia e Shtetit është e detyruar tani e tutje të respektojë Kodin e ri të Policisë me masa shtrënguese, një ditë pasi Kuvendi shfuqizoi kodin e vjetër të saj. Në masat e reja përcaktohet qartë ndër të tjera se punonjësit të Policisë i ndalohet pirja e duhanit, alkolit dhe loja e kumarit gjatë detyrës.
Ambasadori amerikan Donald Lu ka marrë pjesë vetë sot në prezantimin e Kodit të ri të Etikës së Policisë në një takim të organizuar nga Ministria e Brendshme, ku ishin të pranishëm ministri Saimir Tahiri dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.Lu tha se “përfundimi i këtij Kodi Etik do të ndihmojë në realizimin e sfidave tuaja. Më pëlqen zotimi që policët nuk do të pinë duhan, alkol apo luajnë kumar kur janë në detyrë, sepse kjo është një kujtesë që oficerët janë model për një brez të rinjsh.”
Ambasadori ka vlerësuar edhe më shumë atë pjesë të rregullave që e ndalojnë punonjësin e Policisë të përfitojë apo të ndëshkojë, por ka nënvizuar se asgjë nuk ka vlerë nëse mbetet në letër.
“Ju refuzoni korrupsionin, dhuratat e të gjitha llojeve, diskrimimin e torturën dhe mbi të gjitha ndikimin politik, – tha ai. – po ky dokument do të ishte pa kuptim nëse policët nuk e kuptojnë dhe nuk diskutojnë për të.Është e lehtë të firmosësh një formular që e ke lexuar, por është e rëndësishme që ministria ka marrë angazhimin për të trajnuar 12 mijë punonjësit e saj për këtë Kod Etike dhe afruar atyre mundësinë që të bisedojnë mbi atë që ky nënkupton për punën e tyre.Për shumë burra dhe gra të guximshëm në Policinë e Shtetit, këto ideale të larta nuk janë të reja, po duke i bërë ato standart për të gjithë, shpresojnë që policia të ndërtojë më tej kulturën e respektimit të profesionit të policisë dhe njerësve që u shërben.
KOHA JONË SONDAZH

