Donald Lu: Policia ka listën e terroristëve Shqiptarë, presim rezultate
Në kuadër të fushatës kundër ekstremizmit të dhunshëm, në Tiranë po mbahet një konferencë ndërkombëtare e organizuar nga OSBE. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesëve të selive diplomatike ndërkombëtare në Shqipëri, të komuniteteve fetare të ndryshme në vendin tonë dhe ekspertë të sigurisë.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori amerikan, Donald Lu u shpreh se terrorizmi është një kërcënim global dhe të tillë e kërkon edhe përgjigjien, duke iu referuar këtu ISIS-it. “ISIS është një ideologji ndaj përbën kërcënim serioz për Europën dhe përtej Europës. Shqipëria ka pasur arritje të rëndësishme që ka ulur numrin e luftëtarëve që shkojnë në Siri dhe kjo është një arritje e fuqishme dhe e paprecedentë por ka një shqetësim të ri: Kalimin e luftëtarëve tranzit nëpër disa vende drejt BE”, tha Lu.
Nga ana e saj, ambasadorja Romana Vlahutin kërkoi që të bëhet kujdes që pasojat e luftës kundër terrorizmit të mos i vuajnë emigrantë të pafajshëm. “Lidhja mes emigracionit dhe ekstremizmit nuk duhet të rëndojë mbi emigrantët që u largohen zonave në luftë”, deklaroi ajo.
Më tej, ambasadori amerikan theksoi se SHBA-ja i ka dhënë akses, Policisë Shqiptare, në listën e terroristëve potenciale, në luftën e përbashkët që po zhvillojnë kundër tyre. Por, Lu vuri në dukje se nuk e dihet në çfarë forme do të materializohen kërcënimet e terroristëve.
“SHBA mbështet institucionet e shtetit shqiptar për të luftuar terrorizmit dhe ushtrimet e simuluara, por këto ushtrime nuk duhet të shkelin të drejtat e refugjatëve. Njëri nga mjetet që i vihet në dispozicion qytetarëve shqiptarë ka qenë aksesi në database e terrorizmit; me këtë mjet, Policia Kufitare Shqiptare mund të ketë akses në listën e terroristëve potencialë. ISIS nuk është vetëm një ushtri, është një ideologji dhe ndaj bën një kërcënim serioz për Evropën. Nuk e dimë në çfarë forme do të materializohen këto kërcënime, kujtoj rastin e Nisës, por dimë që ngado të vijnë ne, jemi besimplotë jemi gati për t’i përballuar”,- theksoi Lu.
KOHA JONË SONDAZH

