Donald Lu: Të ndihmojë të rinjtë të shmangin radikalizimin

Ambasadori amerikan Donald Lu ka nxitur komunitetin mysliman të luajë një rol më aktiv për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Donald Lu mori pjesë në konferencën e organizuar me titull “Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm dhe i Radikalizimit”, ku të pranishëm ishin pjesëtarë të komunitetit mysliman.

Ambasadori Lu u shpreh gjatë fjalës së tij se është shpresëplotë se përfaqësuesit e besimit islam mund të ndihmojnë të rinjtë të shmangin rrugën e radikalizimit dhe të dhunës në komunitet. Ambasada Amerikane­ vijoi Lu­ është e përkushtuar të punojë mbi këtë çështje në të gjitha nivelet me qeverinë, me të rinjtë dhe me udhëheqësit fetarë.

Puna kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk është e lehtë. Do të kërkojë që çdo anëtar i komunitetit tuaj të punojë së bashku për të kundërshtuar mesazhet e rreme nga grupe të huaja radikale tha ndër të tjera ambasadori amerikan. Tani, ndërsa bota përballet me kërcënimet e analfabetizmit, diskriminimit, dhunës dhe shtypjes, është më e rëndësishme se kurrë që Islami të ndihmojë për të treguar rrugën për një botë më paqësore përfundon mesazhin ambasadori amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa bota përballet me kërcënimet e analfabetizmit, diskriminimit, dhunës dhe shtypjes, është më e rëndësishme se kurrë që Islami të ndihmojë për të treguar rrugën drejt një bote më paqësore.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?